E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet një cisternë nafte nga Kosova

Nga Express më 03 prill 2011 në ora 17:48

Një cisternë nafte është djegur në autostradën Rrëshen–Kalimash. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës në afërsi të fshatit Gzic.

Një autobot me targa kosovare i ngarkuar me naftë është përfshirë nga flakët, ndërsa ishte duke zbritur në një tatëpjetë në këtë zonë. Shkak i zjarrit ka qenë një defekt i rëndë në sistemin elektrik.

Drejtuesi i automjetit, 45 vjeçari H. Dautaj ka arritur të dalë në kohë nga mjeti, duke mos pësuar lëndime. Ndërhyrja e shpejtë e forcave të zjarrfikësve ka shmangur një shpërthim të fuqishëm të depozitës së naftës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›