Përplaset betoniera, vdes drejtuesi i mjetit

Policia bëri me dije se një betonierë që udhëtonte me ngarkesë për në fshatin Çukë, 4 km në periferi të Sarandës ka dalë nga rruga rreth orës 06.30 të ditës së sotme duke u përplasur me një platformë betoni e pastaj me një pemë.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë shoferi Dule Shameti, që udhëtonte i vetëm në kabinë, por 44 vjeçari ka ndërruar jetë gjatë momentit të ndihmës së parë mjekësore. Policia tha se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia përtej normave të lejuara. Hetimet e mëtejshme vazhdojnë. /Start/
2012-08-19 12:06