Astana/ Domosdoshmeria e informacionit per ujin dhe ekonomine e gjelber

Në raportin e saj, Agjensia Europiane e Mjedisit (AEM), thotë se menaxhimi i qëndrueshëm i ujit dhe ekosistemeve të lidhura me të është i rëndësishëm në rajonin pan-Europian. Thatësira është shtuar në vitet e fundit në Europën Jugore dhe Azinë Qendrore, ndërsa përmbytjet kanë shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme të konsiderueshsme material. Sigurimi i ujit të pastër mbetet gjithashtu një problem, teksa rreth 120 milionë njerëz në rajon, jetojnë pa akses në ujin e pijshëm ose të pastër.
Vendet e ndryshme kanë paraqitur informacione rreth gjendjes së ujit. Autorët e raportit kanë analizuar më shumë se 300 raportime të lidhura me ujin nga 48 vende, në harkun kohor të pesë viteve të fundit. Gjithsesi, sipas AEM-së, informacioni shpesh herë mungon, ose nuk është i saktë.
Përsa i përket ekonomisë së gjelbër, që do të thotë gjendje më të mirë për bizneset dhe njerëzit, por në të njëjtën kohë duke redukutuar rreziqet për mjedsin, raporti i AEM-së thekson se ky është një koncept që po përhapet. Në qendër të këtij koncepti është revitalizimi i ekonomive teksa marrin veten nga kriza e rëndë ekonomike globale, por në të njëjtën kohë reduktojnë në mënyrë domethënëse rreziqet mjedisore dhe trajtojnë me kujdes kërcënimet ekologjike.
Në shkallë globale, koncepti i ekonomisë së gjelbër është në qendër të objektivave të vendim-marrjes në prag të takimit të vitit të ardhshëm të OKB-së për zhvillimin e qëndrueshëm që do të zhvillohet në Rio. Informacioni mbi ekonominë e gjelbër, zakonisht është i fragmentizuar, thuhet në raport, dhe në disa raste i kufizuar. Edhe pse ekzistojnë të dhëna mbi impaktin ekologjik të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, ka mungesë të theksuar informacioni për progresin që është bërë nga këta sektorë përsa i përket ekonomisë së gjelbër.
Raporti i AEM-së, është kryer në disa vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.
Ardi Pulaj
ABC News, Astana, Kazakistan