Asteroidi i afrohet tokes 12 mije km

Asteroidi me emrin e koduar 2011 MD do t'i afrohet Tokës gjatë të hënës në largësinë 12 mijë km. Shkencëtarët e NASA-s kanë shpjeguar se asteroidi ka madhësinë e një autobusi, dhe do të mund të shihet edhe me teleskopë të zakonshëm, veçanërisht në Amerikë, Paqësor dhe Azinë Lindore rreth orës 19.
Përllogaritja e distancës është bërë nga Near-Earth objekt Program Office në Nasa. Prania e tij është konstatuar ditën e mërkurë nga observatori i Lincoln Near Earth Asteroid Research Program (Linear) në New Mexico.
Sipas përllogaritjeve të NASA-s asteroidi ka përmasat nga 10 deri në 30 m. Sipas Nasa-s nuk ka vend për asnjë alarm, pasi edhe nëse ai do të hynte në atmosferën e Tokës, nuk do të kish mundësi që ta arrinte sipërfaqen e saj.
Përkundrazi, me i rrezikshëm do të jetë një tjetër asteroid, 2005 YU55, me formë sferike dhe diametër 400m që në 9 nëntorin e ardhshëm, do të hyjë ndërmjet Tokës dhe Hënës në një distancë prej 325 mijë km nga Toka,por edhe në këtë rast, rreziku për në është zero, sipas Nasa-s.