Bie makina ne gremine dy te vdekur

Dy persona kanë vdekur në vend kur makina e tyre me të cilën po udhëtonin nga Kukësi në drejtim të Krumës u rrëzua në një greminë pranë liqenit të Fierzës.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës, dhe ishin disa udhëtarë të tjerë ata që njoftuan policinë për ngjarjen aksidentale.
Sipas njoftimit te policisë viktimat janë Vladimir Ilir Muca 39 vjeç dhe SHaqir Matmuja 38 vjeç. Aksidenti ndodhi në fshatin Muqash , 6 km larg Kukësit.
Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku që makina me targa TR 25 16 I, doli nga rruga e ra 260 metra poshtë në greminë, por policia dyshon se mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara. Një grup hetimor po merret me zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa një ekip të forcave speciale u angazhuan për nxjerrjen e viktimave nga gremina.