E Diel, 1 Nëntor 2026

eshtja Meta Kolegji Penal i Gjykates se Larte kerkon me shume kohe

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar kërkesat e palëve lidhur me çështjen ”Meta”, duke bërë që vendimi të jepet në seancën e radhës më 11 korrik.

Pas tërheqjes së trupit gjykues për rreth një orë për vendim-marrjen, Gjykata ka deklaruar se duke qenë se në proces janë përfshirë një kompleksitet kërkesash duhet një kohë e nevojshme në dispozicion për të bërë shqyrtimin e tyre.

Në seancën e 19 qershorit, Petrit Serjani dhe Gëzim Veleshnja i dorëzuan Kolegjit Penal një kërkesë paraprake në të cilën kërkohej shpallje e pavlefshme e hetimeve paraprake, e provave të paraqitura (si ora, CD dhe videoja me të cilin ishte kryer regjistrimi) dhe i dëshmive të Dritan Priftit.

Ndërkohë, pas studimit të kërkesës paraprake në seancën e sotme, Prokuroria ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes për hetim të paligjshëm dhe tejkalim të afateve.

Akuza e përfaqësuar nga prokurori Bujar Sheshi, ka deklaruar se hetimet janë kryer brenda afateve ligjore, provat janë origjinale e autentike dhe videoja nuk është e manipuluar.

Akuza deklaroi gjithashtu se dëshmitë e dhëna nga Dritan Prifti përputhen me verifikimet e prokurorisë.

Gjykimi ndaj ish-zv/kryeministrit ilir Meta ka filluar me 9 maj me dorëzimin e dosjes nga prokuroria.

Lideri i LSI-së, Meta akuzohet për korrupsion aktiv dhe seanca e radhës për gjykimin e tij do të mbahet në 11 korrik në orën 12.00.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›