Aston Vila nuk fal Arsenalin për vendin e katërt
Londër - Aston Vila nuk ka lejuar skuadrën e Arsenalit ta brazonte me pikë në renditjen e Premier Ligës angleze. Ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave në këtë kampionat është mbyllur në barazim 2-2 midis këtyre dy skuadrave.
Djemtë e Vengerit arritën të kalonin dy herë në avantazh, por pa arritur të mbronin dy golat e shënuar. I pari që kaloi “topcinjtë” në avantazh ishte Denilson në minutën e 40-të. Vetëm katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë Diabi dy-fishon shifrat për Arsenalin.
Reagimi i vendasve të Aston Vilës do të vinte në minutën e 65-të. Berri do të shkurtonte shifrat nga pika e bardhë e 11-metërshit. Kur dukej se fitorja po u buzëqeshte “topcinjve” është Knight që bën shkrumb e hi cdo shpresë të tyre për të barazuar Aston Vilën në tabelën e klasifikimit.
Me këtë barazim Aston Vila ruan distancën me Arsenalin, por barazohet me pikë nga skuadra e Manchesterit. Të dyja këto ekipe kanë nga 35 pikë, ndërsa Arsebali ndodhet një vend më poshtë, në të pestin, me 32 pikë.
Rezultatet dhe klasifikimin e kësaj jave do ta gjeni në logon e Premier Ligës në homepage.