E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon në barazim takimi Lushnja-Shkumbini

Shijak - Ndeshja hapëse e javës së 17-të në Superligën shqiptare, Lushnja-Shkumbini, është mbyllur në barazim 1-1. Ndeshja është luajtur në stadiumin “Tofik Jashari” për shkak se fusha e Lushnjes ishte e pezulluar për incidentin me futbollistin e Apolonisë, Shoshi.

Të parët që kaluan në avantazh ishin lushnjarët me anë të Arbrit në minutën e 76-të. Shkumbini do të barazonte 8 minuta më vonë me anë të gjirokastritit, Arlind Nora. Në minutën e 85-të skuadra e Lushnjes do të mbeste me 10 futbollistë, pasi portieri Bejte del me karton të kuq.

Në përfundim të takimit tifozeritë e të dyja skuadra kanë shkëmbyer sharje dhe fyerje në drejtim të njëra-tjetrës.

Skuadra e Lushnjes e mbyll këtë vit në vendin e parafundit me 13 pikë, ndërsa Shkumbini në të pestin me 24 pikë, duke pritur edhe rezultatin e Teutës që luan sot.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›