E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luhen sot ndeshjet e tjera të Superligës shqiptare

Tiranë - Ndeshjet e tjera të Superligës shqiptare do të luhen pas pak çastesh, në 13:30, në katër stadiume, ndërsa takimi Vllaznia-Dinamo do të luhet në orën 15:00.

Elbasani do të presë Besën e Kavajës në tempullin e vet, “Ruzhdi Bizhuta”. Verdheblutë janë më te motivuar se kurrë për shkak edhe të ngjarjeve të fundit. Elbasani ndodhet në vendin e tetë me 20 pikë, ndërsa Besa në të katërtin me 25 pikë. Një fitore e secilës skuadër do të rregullonte shumë punë për to para pushimeve.

Tirana do të presë në kryeqytet modestët e Bylisit. Bardheblutë ndodhen të shkëputur me 7 pikë nga vendi i parë, të cilin e mban Vllaznia, dhe një dështim në këtë takim do t’i kushtonte mjaft. Ballshiotët ndodhen në vendin e nëntë me 16 pikë.

Partizani i vendit të fundit do të presë Flamurtarin e Vlorës. Të kuqtë kërkojnë të shfrytëzojnë në maksimum këtë takim për të rregulluar disi situatën e tyre. Ndërsa Flamurtari i vendit të shtatë me 23 pikë kërkon të përfitojë nga gjendja e vështirë e kryeqytetasve.

Takim tjetër interesant është edhe ai i “Loni Papuciut” ku Apolonia e vendit të dhjetë do të presë Teutën e vendit të gjashtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›