E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjika: S'kam penguar rrugen transballkanike

Kreu i bashkise se Vlores, Shpetim Gjika i eshte kunderpergjigjur akuzes se kryeministrit Berisha gjate vizites se ketij ne Vlore, per ceshtjen e rruges trasballkanike. "Kryetari I PD-se duhet te dije qe bashkia nuk ka asnje pergjegjesi per vonesat, ne perfundimin e rikonstruksionit te rruges trasballkanike. Them kryetari i PD-se, pasi si kryeminister, Berisha duhet te dije qe bashkia s'ka qene asnjehere pengese per kete projekt", tha Gjika. I cili nenvizoi se ka qene gjithmone i angazhuar ne bashkepunimin me qeverine dhe per projekte te cfaredoshme. "Ne kemi trokitur dhe do te trokasim per investime te ndryshme ne dyert e pushtetit qendror, por kerkojme qe secili te mbaje pergjegjesine e vet per ceshtjet qe i takojne", tha Gjika. Nje deklarate te tille, ai e ka bere diten e djeshme, teksa ne mbledhjen e radhes te KRRT-se jane miratuar 23 projekte. Ato kishin te benin me infrastrukturen ne qytet, ku permblidhen akse rrugor te rendesishme si unaza e qytetit, rruget qe lidhin aksin rrugor te trasballkanikes, rruga kryesore Vlore-skele. Mes te tjerash u miratua edhe e parku industrial. "Ne dispozicion te fillimit te ketyre projekteve nga fondi i bashkise jane vene dhe aprovuar nje fond prej 800 milion lekesh", tha Gjika. O.Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›