Fondet e bashkise, replika mes prefektit e kryebashkiakut
ELBASAN- Polemika mes prefektit te Elbasanit dhe kryetarit te bashkise se ketij qyteti, lidhur me investimet e fondeve publike. Ne nje takim te realizuar ne prefekture, me kryetaret e bashkive, prefekti, Shefqet Deliallisi ka replikuar me kryetarin e bashkise se Elbasanit Qazim Sejdini. Prefekti ka terhequr vemendjen per menaxhimin e fondeve, duke kerkuar rritjen e numrit te investimeve e jo te justifikohen nepermjet shpenzimeve te fryra operative. Verejtje ai kishte dhe per pritjen korrekte te qytetareve dhe perfundimin e sistemit te adresave. Por nga ana tjeter, ka kerkuar dhe perfundimin e planit rregullues te qytetit. Kryebashkiaku i Elbasanit, Sejdini ka theksuar faktin se buxheti i baskise, kap vleren e 9 miliarde lekeve. Vetem kete vit nga buxheti i shtetit per bashken e Elbasanit jane levruar 1 milion Euro. Gjate ketij viti jane shtuar dhe asfaltuar rreth 10 km rruge. Ndersa ne lidhje me ndryshimet ne projektin e qendres se qytetit, Sejdini eshte shprehur se ka depozituar kerkesen, por qe ende nuk eshte miratuar nga KRRTRSH. Ky miratim, sipas Sejdinit do t'i hape rruge edhe depozitimit te projektit te planit te pergjithshem rregullues per miratim. F.S