Tibeti im
Për regjimin komunist dhe pjesën më të madhe të popullsisë han (kinezët etnikë), Tibeti, edhe pse shumë i ndryshëm, është pjesë e kombit. Parë nga Pekini, simpatia e perëndimorëve për Dalai Laman e fsheh objektivin për të dobësuar Kinën, duke nxitur separatizmat rajonalë. Pas parullave "Tibeti i lirë", që pritën pishtarin olimpik në Londër, Paris dhe San Françisko, kinezët shohin kryelartësinë e fuqive imperialiste, të cilat që nga vitet 1800 kanë sulmuar vazhdimisht vendin e tyre. Anglezët mposhtën perandorinë hyjnore në luftën e opiumit në vitin 1842, morën Hong-Kongun dhe lagje me radhë të Shangait dhe Kanton; në vitin 1900 edhe rusët, francezët, gjermanët dhe italianët morën pjesë në shtypjen e revoltës "Boxer"; në vitin 1931 Japonia pushtoi Mançiurian dhe prej andej pushtoi edhe pjesën tjetër të vendit. Dhe në këtë rrjedhë të historisë ka ndërtuar themelet nacionalizmi modern kinez. Fakti që këto kujtime historike janë manipuluar nga regjimi, nuk do të thotë që nacionalizmi nuk është i sinqertë ose tepër i ndjeshëm. Çështja e integritetit territorial po luan një rol të rëndësishëm. Hu Jintao ka deklaruar se Tibeti është një pjesë e pandashme e kombit që nga kohërat e pushtimit mongol të Xhenxhis Khan në shekullin e trembëdhjetë. Dhe duket absurde që pushtuesit të ishin të huaj. Por historiografia komuniste ka prekur edhe çështjen e Xhenxhis Khan, duke i përvetësuar në rrjedhën imperiale. Nga ky këndvështrim, kjo tokë ka qenë një perandori multietnike e bashkuar prej qindra vjetësh, edhe pse për ta qeverisur kanë qenë dinasti të huaja. Ndërsa e parë nga tibetianët, historia e vendit të tyre pasqyrohet krejt ndryshe: një qytetërim autonom, me kulturë dhe besim më tepër pranë Indisë sesa Kinës, me njëmijepesëqind vjet pavarësi të ndërprerë vetëm dy herë: nën dinastinë Yuan të shekullit të trembëdhjetë dhe dinastinë Qing nga 1700 deri në fillimet e viteve 1900. Por perandorët Yuan dhe Qing u lanë tibetianëve disa forma për vetëqeverisje. Lamat shërbenin si këshilltarë shpirtërorë të sovranëve kinezë. Dhe nga viti 1912, deri në vitin 1949, Dalai Lama ishte fuqia e vetme në Lhasa.
Duket e pamundur për të gjetur një kompromis ndërmjet këtyre dy riformulimeve të së shkuarës. Në bazë të së parës, revolta që nisi në Lhasa më 14 marsin e shkuar është një problem i brendshëm. Ndërsa në bazë të së dytës, kjo është një luftë antikoloniale kundër një shtypësi të huaj, është një luftë si ajo palestineze në territoret e pushtuara, një luftë anti-apartheid, si ajo e zezakëve afrikanojugorë kundër pakicës së bardhë. Të bësh llogaritë me të shkuarën është diçka esenciale, por me çfarë të kaluare?
Ndër këto vizione të paqarta, për të treguar "një rrugë të mesme", është Dalai Lama. "Vetëm nëse populli kinez dhe qeveria e tij kuptojnë natyrën e çështjes tibetiane dhe se si ka lindur ajo, mund të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët". Dalai Lama shprehet se historia ka dritëhije grije dhe nuk është kurrë e bardhë ose e zezë, siç shpesh ne e pikturojmë atë. Është një çështje që ka udhëtuar nëpër mijëra vjet historie dhe mitologjie, që nga legjendat e para mbi origjinën e këtij populli, deri në lindjen e Perandorisë tibetiane në shekullin e tetë, kur vendi shtrihej nga Kina aktuale jugperëndimore deri në Indinë veriore. Përmasat fetare shoqërojnë analizën historike, e kompletojnë, por miti nuk është i vlefshëm në gjetjen e të vërtetës. Lider mistik, Tenziz Gyatso, mban një qëndrim laik dhe të hapur kundrejt shkencës: "Buda ka shpjeguar se çdokush duhet të arrijë në vendimin final nëpërmjet kërkimit dhe eksperimentimit, dhe jo të mbështetet vetëm në tekstet fetare. Kur shkenca kundërshton qartë bindjet budiste, do ta pranojmë shkencën dhe jo besimet antike". Kjo vlen edhe për besimin në rimishërim: por Dalai Lama nuk hyn në konflikt me metodën historike, sepse budistët nuk besojnë në ekzistencën e një shpirti që emigron nga një trup në tjetrin. Rimishërimi i tyre është më kompleks: "Nëse dikush më pyet nëse jam rimishërimi i Dalai Lamas, përgjigjem po, pa hezituar. Por kjo nuk do të thotë që jam i njëjti person. Ndjej se mund të them që kam ndonjë lidhje me disa nga paraardhësit e mi, ndonjë lidhje me virtytet e tyre".
Deri në fillimin e viteve 1900, dy shkollat historike, ajo perëndimore dhe ajo kineze, kanë dalë në përfundimin se historia e Tibetit nuk mund të përfundojë lehtë. Në shekullin e shtatë pas Krishtit, Tibeti shfaqet si një "fuqi në luftë për një perandori me përmasat e asaj të Romës". Nga viti 620, deri në vitin 820, e sfidon disa herë Kinën, duke u bërë kërcënimi i huaj më i rrezikshëm për Dinastinë Tagn. Të paktën pesë perandori morën kontrollin e Rrugës së Mëndafshit. Tibeti ishte një prej këtyre, dhe sovranët e tij mbretërojnë gjatë në shumë zona të Kinës.
Historia e treguar nga Dalai Lama nuk është apologjike. Mbi rolin e budizmit mban një qëndrim të drejtë dhe ka gjykime të ashpra. Por vallë dobësimi i fuqisë ushtarake tibetiane u provokua nga budizmi i cili pushtoi gjithë zemrat e popullit? Tenzin Gyatso është më shumë kritik dhe thotë: "Kishte shumë devotshmëri ndaj monarkëve, shumë toka iu falën manastireve, duke dëmtuar pasurinë dhe zhvillimin e vendit". Ndërsa komunistët kinezë e përshkruajnë Dalai Lamën si mbrojtësin e një teokracie feudale dhe parazitare. Por ai nuk është i butë me besimin. Kur analizon zhdukjen e budizmit në Indi dhe ironinë e zbehjes së tij në tokën ku lindi, refuzon të quajë si të përgjegjshme sulmet myslimane: "Manastiret budiste dhe vetë monarkët u bënë shumë të pasur duke grumbulluar shumë ar në emër të besimit të tyre. Gjithashtu, as alkooli dhe as seksi nuk mungonin. Por dalëngadalë përkrahja e tyre nga ana e popullit filloi të zvogëlohej, madje disa nuk besonin më tek ata". Ekuilibri i gjykimeve të tij vërtetohet nga pushtimi kinez në vitin 1950. Dalai Lama quan si shkak të rrëzimit të vendit të tij mbylljen e vendit dhe refuzimin e progresit: "Që kur isha fëmijë, më thoshin se duhej të ndiqnim mënyrat tradicionale për t‘i bërë gjërat. Kjo vë në dukje një gjendje amullie. Të krijoje progres nuk kishte kuptim. Nëse po përhapej ndonjë zakon krijues, gjykohej si negative. Donin që ta mbanin gjendjen ashtu siç ishte, të ruanin të shkuarën. Ishte gabimi më i madh. Në atë mënyrë, Tibeti po dobësohej dhe askush nuk u shqetësua se çfarë po ndodhte në botën përreth". Ky dobësim është çelësi për të kuptuar ngjarjet tragjike të viteve 1900, shekulli fatal për pavarësinë e Tibetit. Në mënyrë paradoksale, dinastia e cila do të marrë Tibetin është ajo e Qing, imperatorëve mançezë që kanë nevojë për të pasuruar diferencat etnike, pasi duke qenë edhe vetë të huaj, duan të baraspeshojnë superioritetin në numër të hanëve. Dhe është rënia e Qing ajo që përshpejtoi fatin e tibetianëve.
Në fillim të viteve nëntëqind, Azia Qendrore ishte teatri i Lojës së Madhe, partia gjeostrategjike që kundërvuri imperializmin rus me atë britanik. Por Tibeti i pafund ishte një pre e mirë, një barrierë malore, prej të cilës mund të pushtoje Indinë ose Kinën; burimi i disa lumenjve më të mëdhenj në botë: Mekongu, Saluen, Brahmaputra, Yangze dhe Lumi i Verdhë.
Për Kinën dekadente dhe të rrethuar nga fuqi koloniale, Lhasa bëhet një simbol. Nga Vietnami në Kore dhe vende të tjera, aty pranë kanë një të kaluar me marrëdhënie antike dhe komplekse me Kinën, kanë qenë të ndryshëm drejtuesit dhe armiqtë e saj. Por në shekullin e njëzetë asnjë qeveri e Pekinit nuk ka forcën ushtarake të nevojshme për të bërë të ligjshëm një bashkim të Vietnamit ose Koresë. Ndërsa Tibeti është vendi që shumë fuqi të tjera e braktisën, duke lënë që liderët kinezë të rishkruanin historinë për t‘i hequr të drejtën e autonomisë. Tashmë është zbehur ai interesi që kishte shfaqur dhe ushqyer Britania e Madhe për lartësirat e Himalajeve. Dhe në këto njëqind vitet e fundit asnjë qeveri perëndimore nuk e ka pasur vërtet për zemër fatin e tibetianëve. "Kapitalizmi nuk ka një objektiv. Bëhet fjalë vetëm për të fituar. Asnjë përfitim nuk shqetësohet për pasojat. Asnjë përfitim nuk shqetësohet për njohuritë".
Tenzin Gyatso e di që liderët kinezë mendojnë se kanë kohën në krahun e tyre, duke pritur vdekjen e tij, për të rregulluar më pas përfundimisht çështjen tibetiane, duke nominuar një lider-marionetë. "Për momentin, disa mund të mendojnë se problemi është rikthimi i Dalai Lamas. Por unë besoj së është absurd. Është populli tibetian, me një të kaluar dhe një kulturë të pasur, ajo çfarë duhet njohur. Kur Dalai Lama mos të jetë më, populli tibetian dhe historia e tij do të vazhdojnë të ekzistojnë". Atëherë, nga fundi i viteve pesëdhjetë, ata merrnin ndihma nga CIA, por "mbështetja e Shteteve të Bashkuara në Tibet nuk ishte për shkak të principeve morale ose solidaritetit, por për politikën e tyre global antikomuniste". Stërvitja e ushtarëve tibetianë zgjati shumë pak, pasi ai aspekt nuk bënte pjesë në prioritetet strategjike të Uashingtonit. Dhe në fillimin e viteve shtatëdhjetë, edhe ato pak ndihma financiare u ndërprenë për të përgatitur "shkrirjen e akujve" ndërmjet Riçard Nikson dhe Maos.
Me pushtimin e vitit 1950, Lhasa zbuloi politikat e dyfishta maoiste. Ndërsa propaganda komuniste shpallte se kishte shpëtuar popullin tibetian nga shfrytëzimi feudal i teokracisë budiste, për vite me radhë Ushtria Popullore për Çlirim mbajti të drejtat e aristokratëve. Sot regjimi i Hu Jintao propagandon lirinë fetare, por ngutet në zgjedhjen e Dalai Lamës së ardhshëm. Ai nuk është i njëanshëm. Ndërmjet komunizmit dhe kapitalizmit mban të njëjtin qëndrim: "Pjesë të ideologjisë marksiste janë të mrekullueshme: t‘i kundërvihesh me forcë çdo shfrytëzimi dhe më pas të shpërndash gjithçka, në vend që të realizosh përfitimet. Mëkati më i madh në këtë sistem është mospërfillja absolute e vlerave njerëzore".