Ata që guxuan të përballen me Muhamed Aliun
Shumë nga protagonistët e librit që do të lexoni më poshtë kanë qenë kampionë të mëdhenj e disa prej tyre përfaqësojnë edhe tani një shembull guximi dhe besnikërie sportive. Por nuk ka asnjë nga këta 15 boksierë, edhe mes më të mëdhenjve që nuk do të hyjë në histori për faktin se ka kryqëzuar dorashkat me Muhamed Aliun. Sepse kampioni që fitoi medaljen e artë në Romë, u ngjit në fronin e më të mirëve duke mundur "ariun e keq" Sonny Liston, revolucionoi boksin me taktika akrobatike dhe të paparashikueshme nuk pranoi të ndeshej në Vietnam, mohoi emrin Klasus Klei, u bë një mysliman i zi, u privua nga titulli botëror, por pastaj e fitoi dy herë radhazi me ndeshje legjendare dhe të paharrueshme, me pak fjalë ishte thjesht më i miri. Një gjeni i boksit dhe atleti më i bukur që ka grushtuar ndonjëherë në ring, në rolin e jo protagonistit. Një libër befasues i publikuar në SHBA me titullin "Facing Ali" nën autorësinë e Stephen Brunt, mblodhi dëshmitë e 15 boksierëve që kanë sfiduar gjatë 20 vjetëve të një karriere mes triumfeve dhe shkëputjeve të dhimbshme, duke i strukturuar takimet sikur të ishin 15 raundet e një ndeshjeje të vetme ideale me Mitin. Shumë pak sporte kanë mundësinë për të krijuar legjenda, siç është boksi, kjo disiplinë kafshërore e dhunshme dhe njëkohësisht të rafinuar, për arsyen e thjeshtë se në çdo takim në ring ripropozohet thelbi i duelit. Një përleshje ku nuk ka topa për t‘u futur në rrjet apo flamuj për të shkelur si në ski, por vetëm forcën e duarve dhe inteligjencën taktike e dy "luftëtarëve‘ dhe që mbyllet gjithmonë me lavdinë e fituesit dhe poshtërimin e atij që humbet. Gjeniu Muhamed Ali u manifestua në mënyrën me të cilën ai mundi kundërshtarët, thuajse gjithmonë më të fuqishëm se ai duke ngritur lart ritualin e vjetër të "artit fisnik". E në fakt, dëshmitë e 15 sfidantëve të treguara në libër të kujtojnë se si në ring nuk mund të ekzistojë asgjë tjetër veç lavdisë dhe mundjes, dy gjëra që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me burrërinë dhe forcën e dy "luftëtarëve" të ringut. Vetëm njëri prej tyre qëndron në këmbë dhe nge krahët drejt qiellit, sepse vetëm ai është kampion. Pikërisht Xhorxh Foreman, boksieri që hipi në fron duke fituar mbi Xhoe Fraizer dhe që masakroi Ken Norton para se të mundej nga Ali, kuptoi thelbin e magjepsjes së këtij sporti dhe më pas i tha Carol Oates në të magjishmin "On Boxing‘: "Boksi është sporti të cilin gjithë të tjetër do të donin t‘i ngjanin". Por, aspekti më befasues i këtij libri është se Ali, aty rezulton një figurë mitike dhe e largët, që përfundon duke ngritur lart natyrën njerëzore dhe humanizmin e rivalëve të tij. Muhamed Ali qe Davidi që mundi Golinë, ose Mozarti i Peter Schaffer. Dhe në fakt, të gjithë kundërshtarët, domethënë të 15-të nuk kanë nxjerrë thuajse asgjë nga aspektet e tij negative duke nënvizuar gjenialitetin dhe forcën e tij në ring. Një zgjedhje e kuptueshme që na privon nga një portret i vërtetë për të. Shumë pak kampionë të sportit kanë bërë po aq sa ai për të mbrojtur me krenari racën e tyre, megjithatë, Muhamed Ali, nuk hezitoi të përdorte epitete raciste ndaj Xhoe Fraizer dhe Sonny Liston. Është një mëkat që ky i fundit u nda nga jeta në mënyrë shumë të dyshimtë në vitin 1971 (versioni zyrtar ishte overdoza, por ka edhe nga ata që flasin për ekzekutim mafioz), nuk mundte të ofronte dëshminë ë e vet ashtu siç nuk mund ta jepte Ernie Terrell, gjiganti që bëri gabimin që e thirri duke e provokuar Classius Clay e që u masakrua për 15 raunde me goditje të forta, por jo përfundimtare, në mënyrë që të mos provokonte në nokdaun, Terrell e përfundoi takimin me fytyrën e deformuar për shkak të grushteve të hidhura që Ali i dha gjatë gjithë takimit, duke i thënë pas çdo goditjeje "Si e kam emrin unë?". Mungon në libër edhe Cleveland Willimas, rivali i takimit më të bukur që ai mund të ketë zhvilluar, por të paktën ajo që ka ngelur është material jashtëzakonisht i vyer për dhjetëra filma. Mjafton të mendosh çështjen e Xhorxh Cuvalo, "shkëmbi kanadez", siç e quanin, që nuk u lëkund kurrë në 93 takime dhe që për 15 raunde nuk u tërhoq para Ali. Guximi i tij në ring u bë metaforë e stoicizmit me të cilën ka përballuar sprovat e vështira të jetës: Chuvalo ka parë dy fëmijë që vdiqën për shkaka të drogës, një tjetër që u vetëvra, ashtu siç përfundoi edhe gruaja e tij. Të gjitha të ardhurat e tij i kalonte për bamirësi, ndërsa tani kujdeset për njerëzit që kanë krijuar varësi ndaj drogës. Nuk është më pak e bukur historia e Joe "Smoking" Fraizer, që ka qenë i pari që e ka mundur por që më pas u mund nga Ali kur ai vendosi të marrë hak. Akoma sot, Frazier nuk arrin ta pranojë dot faktin që gjithmonë është konsideruar i dyti, pas tij. Libri tregon se si ofendimet e Muhamed Aliut dhe sidomos fjala ‘injorant" e kanë lënduar më shumë sesa humbjet me të. Përkundrazi, duket si një film historia e Ron Lyl, djali i një i prifti të nderuar që e mësoi boksin që në burg ku vuante dënimin, pasi në adoleshencë kishte vrarë një bashkëmoshatar të tijin. Ishte një boksier i jashtëzakonshëm, por kur takoi Aliun i shkrepi në kokë ta sfidonte në planin teknik, por që përfundoi duke marrë një leksion të keq. E, në fakt, nuk ka kampion që të mos tregojë frikën dhe emocionet e provuara në ring përballë Mitit. Mënyra se si emri i Muhamed Aliut shkaktonte ovacione të fuqishme nga të pranishmit dhe pastaj buzëqeshja e tij prej ylli kinemaje në trupin gjigant. Është pesha e historisë së tij që shkon përtej ringut. Muhamed Ali ishte njeriu që kishte sfiduar rregullat, që kishte pasur kurajën për t‘i thënë jo luftës në Vietnam, duke shpjeguar se asnjë Vietkong( emër i përdorur nga amerikanët gjatë Luftës së Vietnamit) nuk e kishte thirrur kurrë zezak. Ai ishte njeriu që kishte ndryshuar rregullat e boksit, duke e shndërruar atë në një spektakël miliarder në të cilin ai ishte protagonisti i vetëm që "fluturonte si flutur dhe thumbon si bletë". Për më tepër ishte edhe një showman: në duetet e tij me shokun e tij besnik, Drew "Bundini" Brown, ishte një pararendës i atij që sot e quajmë rrep. Por, Ali ishte edhe një manipulues siç tregonte George Foreman, kampioni i pashkatërrueshëm që u mund nga Ali në "Rumble in the jungle". Takimi frymëzoi një libër të mrekullueshëm për Norman Mailer, të titulluar "Il Match", dhe një film më pak të bukur " When we were Kings". Në të vërtetë, Muhamed Ali arriti atë që askush nuk kishte arritur ta bënte më parë: pavarësisht racizmit të njerëzve dhe ngjyrës së tij të lëkurës arriti ta kthente nga ana e tij gjithë publikun e pranishëm që gjatë ndeshjesh bërtiste me të madhe "Boma ye" (vrite). E, kur Foreman ra në tapet, Mailer shkroi se dukej si "një shërbëtor me ngjyrë që sapo kishte marrë një lajm të tmerrshëm". Libri tregon se pas asaj periudhe, Foreman kaloi një periudhë të gjatë depresioni, por sot është njeri mes atyre që e kujton Muhamed Aliun me admirim dhe dashuri të madhe. Thotë se u prek shumë kur e pa në Lojërat Olimpike të Atlantës që ndezi Flakën Olimpike me duart që i dridheshin për shkak të sëmundjes së Parkinsonit. E tregon se dëgjon që e thërrasin në emër ata që e njohin mendon "është njëlloj sikur është Muhamed Ali".