Lamtumira e gjatë për Bobin
Njeriu që nuk pranoi ta fotografonte Bob Kennedin kur ishte gjallë, që uli objektivin e aparatit për ndrojtje dhe simpati, do të kishte qenë i vetmi, i cili mund të tregonte për lamtumirën e fundit që populli amerikan i dha Bob Kenedit, atë të shtunë pasdite të qershorit të 1968-ës. Në atë kohë, fotografi, Paul Fusko ishte 38 vjeç, ndërkohë që arkivoli i Robert Fransis Kenedi u nis nga Pen Stejshën, në Nju Jork, për të mbërritur më pas në Uashington. Kandidati amerikan kishte vdekur dy ditë më parë në Los Anxhelos, pasi ishte qëlluar me një plumb në zemër teksa festonte fitoren e zgjedhjeve presidenciale në Kaliforni. Ceremonia mortore u zhvillua në Manhatan, në katedralen e Shën Patrikut, më pas arkivoli u ngarkua mbi një tren me 10 vagonë, i cili e çoi edhe për në banesën e fundit, në varrezën e Arlingtonit, ku Bob Kenedi u varros pak metra larg vëllait Xhon.
Paul Fusko, fotograf i "Look Magazine", revista dyjavore me një histori të jashtëzakonshme, ndodhej në atë tren me tre aparate fotografike dhe 30 filma me ngjyra.
"Shërbimi Sekret vendosi ta vinte arkivolin në tre vagonët e fundit, e mbështetën në tokë, më pas u thanë familjarëve dhe miqve të zinin vend në vagonin e parafundit. Drejtimin e trenit e kishte marrë në dorë Shërbimi Sekret dhe ishin ata që komandonin. Nuk donin diskutime. Megjithatë, makinistët menduan se ishte ofenduese ta linin në tokë arkivolin dhe e vendosën atë mbi sediljet e pasagjerëve. Nuk ishte një pozicion fort i përshtatshëm, por kështu arkivoli mund të shihej nga jashtë përmes dritareve të hapura".
Fusko tregon ngadalë dhe me zë të ulët, lëviz shumë duart dhe shpesh mbyll sytë për të kujtuar ngjarjen me detaje. "Ishte 8 qershor dhe bënte shumë nxehtë, gjë e cila paralajmëronte në një farë mënyre edhe ardhjen e stinës së verës. Udhëtimi zgjati më shumë se tetë orë, përmes pesë shteteve: Nju Jork, Nju Xhersi, Pensilvani, Deluer dhe Merilend. Një milion persona ishin rreshtuar përgjatë hekurudhës. Treni ecte ngadalë dhe ndalonte shpesh për t‘i dhënë përparësi kortezhit të gjatë. Po udhëtonin shumë avash, megjithatë ishte shpejtësia e duhur për një funeral. Ai tren ka qenë funeral i vërtetë, ai i Amerikës zgjati një ditë të tërë dhe iu rezervua popullit. Ishte ‘Treni Funeral‘.
Fusko bëri thuajse dymijë fotografi. Deri më sot kishim parë vetëm 43 copë, por tani nga arkivat e Bibliotekës së Kongresit në Uashington janë zbuluar edhe njëmijë e tetëqind të tjera. Reportazhi i Paul Fuskos është një nga përshkrimet më emocionuese të popullit amerikan të bërë ndonjëherë, një dokument që të mallëngjen dhe të indinjon.
"Atë ditë nuk duhej të punoja, por jetoja në Manhatan dhe vendosa të kaloj nga redaksia. Zyrat e revistës ndodheshin në "Madison Avenue", pikërisht prapa katedrales së Shën Patrikut. Mes kolegëve kishte pllakosur heshtja. Në fytyrat e tyre shprehej keqardhje dhe dukej qartë ankthi që ndienin. U ula në karrige. Drejtori më pa dhe më thirri në zyrën e tij: ‘Paul shko menjëherë në Pen Stajshën. Trupin e Kenedit do ta sjellin në Uashington. Hip menjëherë në atë tren‘". Nuk shtoi më asnjë fjalë, nuk më tha çfarë donte, ç‘lloj fotosh, nëse kisha ndonjë mendim, asgjë. Unë nuk e pyeta për asgjë, sepse atëherë kështu funksiononte. Mora filmat, kalova rrugën dhe ndalova për 30 minuta jashtë katedrales. Eca me shpejtësi derisa mbërrita në stacion. Aty gjeta menjëherë trenin, i cili ishte rrethuar nga burrat e Shërbimit Sekret. Ishte një kortezh special. Nuk e kam kuptuar kurrë në ishte organizuar nga qeveria apo familja. Tregova kartën e identitetit dhe hipa në tren. Një agjent më tregoi një sedilje në vagonin e tetë dhe më tha: ‘Ulu këtu dhe mos lëviz‘".
"Nuk dija se çfarë të bëja. Mendoja se në Uashington e më pas në varrezën e Arlingtonit do të gjenim mijëra kolegë dhe telekamera që po na prisnin. Kisha nevojë menjëherë për një mendim gjenial. Isha në ankth, por më mjaftoi të shihja jashtë dritares për të kuptuar se çfarë po ndodhte realisht: pashë kortezhin e gjatë dhe gjithçka m‘u kthjellua. Ula dritaren dhe fillova të fotografoja. Qëndrova në të njëjtin pozicion për tetë orë, duke fotografuar njerëzit pranë hekurudhës. Ajo ishte historia".
Gjithçka që dukej përtej dritares, Paul Fusko i fiksoi në dymijë portrete. Në foto shihen fëmijë këmbëzbathur, prindër me fëmijë të sapolindur në krahë, pensionistë me kapele, çifte të veshura me rroba feste, bojskaut, gra me të zeza, vajza me fustane me ngjyra, siç ishte moda në fund të viteve ‘60, murgesha që shoqëronin nxënëset e tyre në kolegjet për femra, djem të ulur mbi motoçikleta, zjarrfikës, familje që kishin hipur mbi furgonë, të moshuar që prisnin ulur në karrige ose që i kishte zënë gjumi, burra që qëndronin pa lëvizur në një pozicion.
"Në atë moment u rrethova nga një ndjesi emocionale shumë e fortë. E gjithë Amerika kishte ardhur ta qante dhe t‘i bënte homazhe Bobit. Shihja mijëra portrete të mrekullueshme, nuk kisha kohë për të menduar, për të pritur. Duhej të veproja me shpejtësi. Makinat e mia nuk kishin motor dhe unë thosha vazhdimisht: ‘Jepi, shkrep, shkrep, shkrep...‘".
Shoh fëmijë të vegjël që sforcohen për të kuptuar se çfarë po ndodh, djem që qeshin, që ngrenë lart pankarta të shkruara me stilolaps dhe valëvisin flamurë amerikanë. Vërehen perdet e hapura të shtëpive, kopshtet e vogla, periferitë e ndotura. Shihet popullsia e të gjithave shtresave sociale, ku pjesa më e madhe e tyre janë zezakë. Dikush vë dorën në zemër, dikush përshëndet në mënyrë ushtarake, dikush tjetër qesh, dikush tjetër hedh lule, të tjerë që mbajnë kokën mes duarve, dikush lutet, dikush tjetër ulet në gjunjë. Drejt Perëndimit të diellit, Fusko, fotografon një familje me shtatë persona të rreshtuar sipas moshës dhe gjatësisë. Në të majtë qëndron më e vogla e pesë fëmijëve, në të djathtë është nëna, më pas babai. Të gjithë qëndrojnë me kokat ulur. Kjo është fotoja e duhur që zëvendëson dëshpërimin e lamtumirës.
Dalëngadalë po bie nata, fotografitë fillojnë të jenë më mallëngjyese. "Kisha një aparat "Kodachrome", ai që pëlqeja më shumë, por ishte i ngadaltë dhe fillova të shqetësohesha ndërsa shihja perëndimin e diellit". Fytyrat e njerëzve sa vinin e bëheshin më të padukshme: është zhdukja e një historie, e një jete, e ëndrrës amerikane.
"Imazhi im i preferuar është ai ku shfaqet një baba dhe një bir mbi një urë prej druri që përshëndesin njëri-tjetrin duke mbajtur njërën dorë në ballë. Pas tyre qëndron nëna, e cila e vë dorën në gjoks. Djaloshi është me gjoks të zbuluar dhe i ka flokët e shpupuritur. Ajo është fotoja simbol e Amerikës pas vrasjes së Bobit. Ajo familje ishte e varfër, luftonte për të mbijetuar dhe shihte t‘i zhdukej mundësia për një jetë ndryshe. Vëllezërit Kenedi u kishin dhënë shpresë njerëzve dhe tani ata njerëz shihnin që ëndrra e tyre po shuhej. Po largohej me atë tren, ishte mbyllur në atë arkivol".
"Është një popull i mrekullueshëm", tha Artur Shlesinger, historiani që kishte qenë në Shtëpinë e Bardhë me Xhon Kenedin para se të shkruante fjalimet e Bobit, duke parë nga vagoni i parafundit i trenit. "Është e vërtetë, por tani çfarë do bëjnë?", iu përgjigj Keni O‘Donel, që kishte qenë asistent special i presidentit të vrarë në Dallas.
Revista "Look Magazine" nuk publikoi asnjë nga ato foto. Drejtori u shpreh se ishin shumë të bukura, por konkurrentja jonë "Life" doli në treg më parë me fotot e vdekjes dhe funeralit. Atëherë "Look Magazine" i ngarkuan si detyrë të bënte një speciale për jetën e Bob Kenedi dhe reportazhi i Fuskos përfundoi në arkiv. Qëndroi i mbyllur në arkiv për tre vjet, derisa revista u mbyll për arsye ekonomike, pavarësisht se shiste më shumë se një milion kopje.
"Unë mora në shtëpi qindra fotografi dhe nuk kam gjetur kurrë qetësi që ato foto nuk u publikuan. Duhej të prisja 30 vjet për t‘i parë të botuara. Ua propozova për përvjetorin e parë, më pas të dytin, pas dhjetë vjetësh, njëzet, njëzetepesë. Ndërkohë, isha bërë një nga fotografët e ‘Magnum‘, por çdo herë që festohej ndonjë përvjetor i rëndësishëm nisja xhiron si drejtor fotografie, nëpër gazeta dhe revista të ndryshme. Askush nuk i donte, të gjithë më refuzonin. Në përvjetorin e tridhjetë, ishte viti 1998, provova t‘i telefonoja ‘Life Magazine‘, e cila tashmë dilte në treg një herë në muaj, por m‘u përgjigjën që nuk u interesonte. U ktheva i dëshpëruar në redaksinë e ‘Magnum‘ dhe ndalova të bisedoja me një vajzë, e cila sapo ishte emëruar si editore fotosh. ‘Kam tridhjetë vjet që trokas derë më derë për t‘i publikuar këto foto. Ǒduhet të bëj që t‘i shoh të publikuara?‘ i thashë i pikëlluar". Ndërsa bëhesha gati për t‘u larguar ajo bëri diçka që më la pa fjalë: "Unë e di, më lër mua ta provoj njëherë" dhe i telefonoi "George Magazine", revista njëmujore e djaloshit Xhon, Xhon Kenedi, nipi i Bobit. Iu deshën vetëm dy minuta që t‘i bindte dhe më në fund unë i pashë fotot e mia të publikuara.
Që nga ai moment lindi interesi për "Trenin Funeral". "Drejtori i ri i redaksisë së ‘Magnium‘ nuk mund ta besonte që kjo histori ishte mbyllur në arkiv për tri dekada me radhë". "Pse e keni lënë pas dore këtë punë gjithë këto vjet?", më pyeti i habitur ai. Më pas më këshilloi të përgatisja një mbajtëse dokumentesh dhe ta dërgoja në Evropë. Një galeri e famshme londineze organizoi ekspozitën e parë, ndërsa kompania "Xerox" shtypi një libër me tirazh të limituar prej 30 kopjesh. Më pas, në vitin 2000 u shkrua një volum, i cili u publikua në gjithë botën.
Kërkova që fotot të stampoheshin vetëm në faqen e djathtë të librit, me qëllim që lexuesit të mos rrotullonin vazhdimisht kokën, por të qëndronin pa lëvizur, të kthenin vetëm faqen sikur të kishin qenë edhe ato pas dritares së trenit, anash trupit të pajetë të Bobit". Fusko kujton momentin kur ekspozita u spostua nga edicioni i parë i "FotoGrafia", në Festivalin Ndërkombëtar të Romës. "Fotot ishin montuar në stacionin e Terminit. Njerëzit zbrisnin nga trenat dhe i shihnin përballë tyre. Mendoj se ishte një ide gjeniale".
Kur "Look Magazine" falimentoi, në shenjë bamirësie, pronari vendosi t‘ia dhuronte gjithë arkivin librarisë së kongresit. Pesë milionë foto morën rrugën drejt Uashingtonit. "Edhe fotografitë e mia përfunduan atje. Dy vite më parë një agjent shitjesh shkoi t‘i shihte dhe gjeti 1800 foto të tjera. Nuk ishin publikuar kurrë më parë. Askush nuk i kishte parë. Në eufori e sipër më telefonoi dhe më bindi që të bëja një libër e një ekspozitë me të, e cila do të inaugurohet në fund të kësaj jave në Nju Jork".
Paul Fusko nuk e pëlqen Amerikën e ditëve të sotme, jeton jashtë Nju Jorkut dhe bën një jetë të thjeshtë. "Vendi është i ndarë, është i mbushur plot luftëra, gënjeshtra, falsitet dhe politika mendon vetëm për të pasurit. Bobi ishte ndryshe. Unë e kisha takuar një herë, ishte në Meksikë, Akapulk, për të bërë një shërbim në vendin që përgatitej për Lojërat Olimpike të ‘68-ës. Gazetarja me të cilën punoja quhej Laura. Ajo mori vesh se ndodhshin gjithashtu edhe Ted e Bob Kenedi, i njihte dhe më bindi të shkonim t‘i takonim. Gjetëm shtëpinë ku qëndronin dhe hymë brenda. Unë isha i habitur, nuk i kam bezdisur kurrë njerëzit me aparatin tim. Gjithmonë jam munduar të vë në përdorim zgjuarsinë, pa krijuar reagime shqetësuese. Laura filloi të më thoshte: "Paul na bëj një fotografi", por Ted u bezdis dhe na urdhëroi që të largoheshim. "Na lini të qetë, jemi me pushime. Ikni që këtu". Unë u ndjeva shumë i poshtëruar dhe u largova menjëherë. Duke u kthyer në hotel i dërgova një letër ku i kërkoja falje Bobit dhe ai m‘u përgjigj duke më thënë se ishte një "mrekulli" që më kishte njohur. Mbeta pa fjalë nga mirësjellja e tij. E ruaj ende në shtëpi atë letër. Kam mbajtur gjithçka".
Paul Fusko thotë duke qeshur: "Mos hidhni asgjë, mbajini të gjitha ato që shkruani. Kush e di, ndoshta mund t‘iu nevojiten sërish pas 40 vjetësh".
Isha në ankth, por më mjaftoi të shihja jashtë dritares për të kuptuar se çfarë po ndodhte realisht: pashë kortezhin e gjatë dhe gjithçka m‘u kthjellua. Kjo ishte historia
Vëllezërit Kenedi u kishin dhënë shpresë njerëzve dhe tani ata njerëz shihnin që ëndrra e tyre po shuhej. Po largohej me atë tren, ishte mbyllur në atë arkivol
"Isha shumë i emocionuar. E gjithë Amerika kishte ardhur ta qante dhe t‘i bënte homazhe Bobit"