Kreu i PS, tur takimesh në Pukë
Kryetari i socialistëve, Edi
Rama, ka hapur muajin e
fundit të Dialogut me Shqipërinë,
duke rikthyer në fokus
fshatin. Ky muaj përkon dhe me
12 tryezat rajonale të bujqësisë
në të cilat do të përvijohet dhe
programi i ri i socialistëve për
fshatin. Rrugëzgjidhjet për fenomenet
e punës në bujqësi, nxitja
dhe kthimi i fermerëve në punimin
e tokave bujqësore apo shtimi
i punës së blegtorëve janë disa
nga pikat ku do të përqendrohet
i gjithë debati publik. Rrugëtimi
për muajin qershor është
hapur me një takim në qytetin
verilindor të Pukës ku Rama ka
shprehur bindjen se vetëm duke
besuar te vetja qytetarët e këtij
vendi do të bëjnë ndryshimin
e madh. Gjatë fjalës në takim,
ai vlerësoi se "të merresh me
politikë nuk do të thotë të bësh
karrierë politike, nuk do të thotë
të futesh në organizata partie".
Ndërsa shtoi se në këtë mënyrë
ne vazhdojmë të bëjmë një gabim
që është bërë historikisht, që fatin
tonë, t‘ua delegojmë të tjerëve,
fatin tonë ua lëmë disa njerëzve,
apo një njeriu të vetëm. "Fatin
tonë e trajtojmë si një gjë që s‘ka
të bëjë me ne, por me detyrat e
dikujt tjetër dhe pastaj kur me
fatin tonë dikush apo disa luajnë,
apo kur fati ynë nuk është ai që
ne meritojmë apo dëshirojmë të
jetë, ngremë supet dhe ia lëmë
fajin politikës", u shpreh Rama.
Sipas tij, faji është i zgjedhësve
që mendojnë se politika nuk ka
të bëjë me jetën tonë, nuk ka të
bëjë me ne dhe është diçka prej
të cilës duhet të rrimë larg, duhet
të ruhemi, duhet të mbajmë distancë.
"Sepse harrojmë apo nuk
kuptojmë, apo nuk e dimë, që në
fakt, sa më larg të rrimë ne nga
politika, aq më e dëmshme mund
të jetë kjo distancë për ne vetë",
nënvizoi Rama. Kreu i socialistëve
shtoi se e ardhmja mund të
jetë e mirëqenë nëse ne të gjithë
marrim pjesë në ndërtimin e saj
dhe jo nëse dikush të na duket
nëse mbart dritën e së ardhmes.
"Do të përsëritnim një gabim
të bërë disa herë në historinë e
vjetër dhe të re të vendit tonë,
ku shqiptarët kanë menduar se
mjafton t‘ua delegosh fatin e
tyre një personi dhe gjërat do të
shkojnë në drejtimin e duhur",
theksoi Rama. Nga Puka, Rama
ka udhëtuar drejt fshatit Qelëz ku
ka bashkëbiseduar me banorë të
këtij fshati, të cilët i kanë përcjellë
kryetarit socialist shqetësimet
për çmimet e larta të farërave,
karburanteve.
Rama, ka hapur muajin e
fundit të Dialogut me Shqipërinë,
duke rikthyer në fokus
fshatin. Ky muaj përkon dhe me
12 tryezat rajonale të bujqësisë
në të cilat do të përvijohet dhe
programi i ri i socialistëve për
fshatin. Rrugëzgjidhjet për fenomenet
e punës në bujqësi, nxitja
dhe kthimi i fermerëve në punimin
e tokave bujqësore apo shtimi
i punës së blegtorëve janë disa
nga pikat ku do të përqendrohet
i gjithë debati publik. Rrugëtimi
për muajin qershor është
hapur me një takim në qytetin
verilindor të Pukës ku Rama ka
shprehur bindjen se vetëm duke
besuar te vetja qytetarët e këtij
vendi do të bëjnë ndryshimin
e madh. Gjatë fjalës në takim,
ai vlerësoi se "të merresh me
politikë nuk do të thotë të bësh
karrierë politike, nuk do të thotë
të futesh në organizata partie".
Ndërsa shtoi se në këtë mënyrë
ne vazhdojmë të bëjmë një gabim
që është bërë historikisht, që fatin
tonë, t‘ua delegojmë të tjerëve,
fatin tonë ua lëmë disa njerëzve,
apo një njeriu të vetëm. "Fatin
tonë e trajtojmë si një gjë që s‘ka
të bëjë me ne, por me detyrat e
dikujt tjetër dhe pastaj kur me
fatin tonë dikush apo disa luajnë,
apo kur fati ynë nuk është ai që
ne meritojmë apo dëshirojmë të
jetë, ngremë supet dhe ia lëmë
fajin politikës", u shpreh Rama.
Sipas tij, faji është i zgjedhësve
që mendojnë se politika nuk ka
të bëjë me jetën tonë, nuk ka të
bëjë me ne dhe është diçka prej
të cilës duhet të rrimë larg, duhet
të ruhemi, duhet të mbajmë distancë.
"Sepse harrojmë apo nuk
kuptojmë, apo nuk e dimë, që në
fakt, sa më larg të rrimë ne nga
politika, aq më e dëmshme mund
të jetë kjo distancë për ne vetë",
nënvizoi Rama. Kreu i socialistëve
shtoi se e ardhmja mund të
jetë e mirëqenë nëse ne të gjithë
marrim pjesë në ndërtimin e saj
dhe jo nëse dikush të na duket
nëse mbart dritën e së ardhmes.
"Do të përsëritnim një gabim
të bërë disa herë në historinë e
vjetër dhe të re të vendit tonë,
ku shqiptarët kanë menduar se
mjafton t‘ua delegosh fatin e
tyre një personi dhe gjërat do të
shkojnë në drejtimin e duhur",
theksoi Rama. Nga Puka, Rama
ka udhëtuar drejt fshatit Qelëz ku
ka bashkëbiseduar me banorë të
këtij fshati, të cilët i kanë përcjellë
kryetarit socialist shqetësimet
për çmimet e larta të farërave,
karburanteve.