Ata që iu duket vetja Picasso

Arti bashkëkohor: i vërtetë apo blof? Në pamfletin e ri të tij, Si crede Picasso, Francesco Bonami, kritik dhe kurator i Bienales së Venecias më 2003 dhe asaj të Whitney Museum të Nju Jorkut të këtij viti, shpjegon cilët, sipas tij, janë artistët e vërtetë e cilët falsë dhe si të dallohen. Po e botojmë këtu hyrjen. Si kryeneç që është Bonami, luan këtu kartën e provokimit dhe në batuta të ashpra i fshikullon artistët që shesin mend. Por ai që plagos me provokime, a nuk rrezikon të rrënohet?
Edhe pse disa nuk do ta pranojnë kurrë, të gjithë artistët do të donin të jenë Picasso. Pse bash Picasso? Thjesht, ngase ka qenë tërë ajo që një artist mund të dëshirojë: i zoti, i pasur, i fasmhëm, magjepses, i shoqërueshëm, prolifik, popullor, i pangatërrueshëm. Po mbi të gjitha Picasso ka qenë një artist i vërtetë. Në të vërtetë, sado e çuditshme që të mund të duket, ka edhe artistë falsë që megjithatë duken të vërtetë.
«Çka do të thotë?» do të më pyesni. Do të thotë se ka persona që, edhe pse sillen si artistë, duke prodhuar edhe me rregull shumë art, duke e shitur dhe duke e ekspozuar në galeri dhe muze, artistë në të vërtetë nuk janë. Nuk janë ngase motivi për të cilin krijojnë veprat e tyre nuk është i shkruar në ADN-në e tyre, por është fryt i një bindjeje të tyre, që shpesh arrijnë t’ua transmetojnë me sukses shumë të tjerëve. Këta artistë falsë nuk i bëjnë keq askujt, përveç se, nganjëherë, sensiblitetit të syve të disa adhuruesve të artit të vërtetë. Megjithatë janë rëndues dhe shpesh ua marrin hapësirën atyre që janë artistë me të vërtetë, por janë më të druajtur se ta, që përkundër janë skajshmërisht të pacipë.
Bën vaki edhe që – s’do të besoni por kështu është – të gjenden artistë falsë të zotë. Ashtu siç ekzistojnë po ashtu artistë të vërtetë që janë qenër. Ka ndonjë të atillë që bindet se është artist edhe kur të gjithë përreth tij ia bëjnë të kuptojë me të mirë a me të keq se nuk është. Përtej ca limiteve, të ndihesh Picasso mund të të shndërrohet edhe në njëfarë patologjie, si ajo e atij që beson të jetë Napoleoni. Në vend të sitës, këta artistë falsë vënë mbi kokë një kapele alla alla Toulouse-Lautrec; apo atyre u mjafto t’i njollosin pantallonat me ngjyrë për t’i bërë të tjerët të besojnë se deri në atë çast ishin para pëlhurës, me demek duke krijuar një kryevepër.
Pse njerëzit këmbëngulin se janë artistë pa i pasur dhuntitë, është e lehtë të kuptohet. Askush s’do të mund të shtirej se është këngëtar lirik nëse është i stonuar në mënyrë të pamohueshme, apo drejtor orkestre nëse nuk dirigjon kurrë asgjë, por as edhe kardiolog, apo inxhinier nuklear, apo qendërsulmues i ndonjë skuadre të Seria A. Këto janë profesione në të cilat menjëherë kuptohet nëse dikush është mashtrues ose jo. Nga pikëpamja e simulimit, profesioni mi i afërt me atë të artistit është ai i arkitektit. Mjafton ta ndihmosh një mik ta ristrukturojë një banjë dhe hopa: mund të hapësh fjalë se je arkitekt. Për artistin është shumë më e lehtë ngase arti mund të jetë gjithçka dhe asgjë. Nëse pastaj gjendet gjen një numër të caktuar miqsh dhe të njohurish të gatshëm ta mbështesin hiçin e tyre, dhe ja ku u bë. Nëse je ekonomikisht i pavarur, të shtiresh se je artist është edhe më e thjeshtë.
Njoh shumë nga këto personazhe. Duke ia lejuar vetes të udhëtojnë nga Nju Jorku në Londër, Nga Milano në Berlin, arrijnë t’i turbullojnë ujërat në masë të mjaftueshme sa të mund ta definojnë veten artistë. Zakonisht kategoria e artistëve falsë posedues sorollaten duke mbajtur në xhepa ftesën për një ekspozitë të tyre të organizuar në ndonjë pjesë të botës. Në të vërtetë, tok me artistët falsë, ekzistojnë edhe galeristët falsë, ata që tamam janë të gatshëm ta ekspozojnë artin e artistëve falsë dhe që bile edhe ia dalin t’ia shesin ndonjë naivi më pak posedues se ata.
Ky libër, përmes një serie shembujsh, do të donte të provonte ta shpjegojë se si dallohet një artist i vërtetë nga një artist fals, por edhe një artist i vërtetë i mirë nga një artist i vërtetë i keq dhe një artist fals i mirë nga një i keq. S’do të jetë e lehtë, e ata që do të përfundojnë në kategorinë e që këqijve, sigurisht s’do të jenë të kënaqur, të vërtetë a falsë qofshin. S’do të jenë të kënaqur as ata pak që do të definohen të mirë, por artistë falsë. Artistëve të vërtetë të zotë s’do t’ua ndijë aspak. Në të vërtetë, njëra prej karakteristikave të artistëve të vërtetë të mirë është ajo se dinë të mos e çajnë kokën se çka thonë njerëzia. Të kesh në ADN gjenin e artistit do të thotë të ndjesh nevojën t’i thuash botës diçka përmes artit. Nevojë që jo gjithmonë ka përfundime të qarta dhe bindëse, por të paktën jep rezultate të sinqerta.
Nëse njëri përpiqet të bjerë në sy, duke shkuar nëpër ekspozita apo duke i vizituar muzetë, do të fillojë ta kuptojë pothuajse automatikisht cilat janë artistët e vërtetë e cilët falsë. Vepra e artit e realizuar nga një artist i vërtetë nxit brenda nesh një ndjesi krejtësisht ndryshe nga ajo e prodhuar nga një halabak.
Kjo ndjesi s’ka asnjë lidhje me faktin a na pëlqen vepra a jo, por lind nga fakti se vepra, që nga shikimi i parë, na duket në njëfarë mënyre e pashmangshme dhe e paharrueshme. Ka piktura, skulptura, fotografi, video dhe filma që sado të këndshme nuk arrijnë të nguliten në kujtesën tonë. Po të bënim një kontroll, në shumë raste do të zbulojmë se këto vepra janë prodhim i artistëve jo-artistë.