E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorezohen gardistet e akuzuar per 21 janarin Prokuroria mohon

Nje situate krejt e pazakonte e ndikuar me sa duket nga rrethanat kaotike ne te cilat eshte futur shteti shqiptar pasi Egzekutivi refuzoi Drejtesine eshte krijuar dje lidhur me urdher-arrestet e leshuara per drejtuesit e gardes.

Burime te rezervuara te policise pohuan se gardistet u moren ne pyetje. Seanca eshte bere ilegalisht dhe sipas ketyre burimeve gardistet do te dorezohen sot pas protestes se opozites per masen e sigurise.

Por burime nga prokuroria e mohuan kategorikisht qe kjo ka ndodhur. Sipas burimeve te policise gjashte gardistet e akuzuar per vrasjet para Kryeministrise jane marre ne pyetje dje ne mbremje deri ne oren 2 pas mesnate ne Drejtorine e Policise ne Tirane. Bashke me ta ka qene dhe Komandanti i Gardes Ndrea Prendi.

Nje burim i policise ne Tirane i tha nje gazetari se duke u gdhire dita e enjte gjashte gardistet jane pare te dalin nga Drejtoria e Policise ku disa oficere te policise gjyqesore i kane marre ne pyetje. Burime te policise thone se eshte bere marreveshje mes tyre dhe prokurorise qe ata te dorezohen pas protestes se Partise Socialiste me qellim qe te mos demoralizohet policia.

Lajmi u perhap mbreme edhe ne faqet online te shtypit. Sipas ketyre zerave sot pas protestes pritet qe ata te dorezohen zyrtarisht dhe te merret masa e sigurise ne Gjykate. Kreu i qeverise Berisha dje zbuti tonet rreth mosdorezimit te tyre duke lene te kuptohej se ata do bashkepunojne me drejtesine.

Urdher- ndalimet per gjashte drejtuesit e gardes shkaktuan nje termet politik. Mazhoranca sulmoi ashper Prokuroren e Pergjithshme duke thene se i kishte leshuar urdhrat e ndalimit pa pasur asnje prove. Fillimisht disa deputete te mazhorances thane se

Prokurorja e Pergjithshme ishte pjese e planit per puc shteti pasi me urdhrat e ndalimit qe kishte leshuar synonte te linte pa drejtim garden. Sipas mazhorances ky ishte edhe plani B i pucit te shtetit. Sulmet behen per te shmangur hetimet e domosdoshme per pergjegjesite shteterore te vrasjeve te 21 janarit. Oret e fundit ka patur presion te forte dhe paralajmerime te shtypit nderkombetar per nevojen e zgjedhjeve te parakohshme per ti dhene fund krizes ne Shqiperi.

Por lajmi i dorezimit te gardisteve deri me tani mbetet i pakonfirmuar nga prokuroria. Deri mbreme ne mesnate asnje burim nga prokuroria nuk e konfirmoi kete lajm duke hedhur poshte edhe zera shtese qe flisnin per pezullime te urdher-arresteve etj.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›