E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqëria shqiptare është e sëmurë

Adem Harxhi

Paradisa ditëve në rrugët e Tiranës u ekzekutuan dy gra të reja. Por nuk janë vetëm këto. Krimi godit gjithnjë e më shpesh e më ashpër. Babai që vret djalin, e djali që vret babanë. Burri që vret gruan për para apo tradhti. Krime monstruoze. A nuk është koha që në këtë njëqind vjetor të shpalljes së shtetit shqiptar, ti kërkojmë qeverisë të çarmatosë kriminelët, qytetarët e papërgjegjshëm dhe minorenet? Mendoj se ne kemi të drejtë ta kërkojmë këtë nga qeveria. Madje, qeveritë për këtë janë – që qytetarët të jetojnë të qetë. Kanti, shumë vjet përpara thoshte: Ne flemë të qetë në shtëpitë tona, sepse dëgjojmë në trotuar hapat e policit.

Në këto rreshta nuk do të shkruaj për përgjegjësinë e qeverisë, që lejoi armatimin kriminal të popullsisë, as për detyrimin e saj që ti mbledhë këto armë, por dua të shkruaj  për atë që duhet tëë bëjmë ne, qytetarët e thjeshtë të këtij vendi.

Sjelljet makabre që i dëgjojmë për ditë, tregojnë  për mungesën shokuese të përgjegjësisë dhe të dhimshurisë qytetare. Psikiatrit, psikologët, sociologët, gazetarët, akoma, edhe qytetarët e zakonshëm,  përpiqen ti përgjigjen pyetjes:  Pse ndodhin këto? Për mendimin tim, përveç shumë faktorëve të tjerë, ato ndodhin edhe për këto arsye:

Sepse mungon  ndërgjegjja qytetare

Unë nuk them, se të gjithë fqinjët, duhet të nxitonin të dilnin nga apartamentet  dhe të luftonin personalisht  me vrasësin, që i kishte zënë pritë gruas së mjerë. Por, indiferenca e fqinjëve  për tu mos përfshirë në këto ngjarje, është aq paralizuese sa bën që vrasësi, në shumicën e rasteve, të largohet e të mbetet anonim. Kjo tregon për mungesën alarmuese të përgjegjësisë ndaj humanitetit dhe komunitetit. Kjo zbulon depersonalizimin dhe dehumanizimin e atyre, fjala dhe veprimet e të cilëve kanë peshë në shoqërinë tonë moderne dhe që banojnë me shumicë në vilat dhe apartamentet luksoze të rrugëve ku ndodh krimi. Rruga ku ndodh krimi është simbol i apatisë. Ajo është simbol i indiferencës ndaj njeriut në nevojë.

Ne kemi menduar, se karakteri më i mirë shqiptar lidhej me traditën tonë rurale. Ne tregojmë plot histori e anekdota, si fqinjët ndihmonin bashkëfshatarin që i digjet shtëpia, si fshati ngrihej për të shpëtuar dhëntë e çobanit që i gënjente, e të tjera histori të tilla. Të gjitha këto bashkëfshatarët i bënin vullnetarisht. Madje, ata bashkërisht ndërtonin shtëpinë e djegur të fqinjit. Sot këtë solidaritet nuk e hasim kurrkund.

Në këtë 100 vjetor të Pavarësisë, më shumë se kurrë, ne mendojmë për qeverinë demokratike të Vlorës, në formën më të personalizuar të saj. Ne vlerësojmë çdo anëtar të saj për vlerat morale që kishte. Ne mendojmë për udhëheqësit e mëdhenj të kombit që kanë lindur në kasolle druri të ngritura majë thepash, por  që kishin principe të forta, ndaj dhe gëzonin  mbështetjen e fortë të popullit. Ishin ata në krye të turmës, që e bënin dheun të tundej, ose që shpenzuan pasurinë dhe diturinë e tyre për të mirë të vendit, se nuk dinin të kursenin asgjë për popull e atdhe.

A e duan shqiptarët mënyrën e sotme të jetesës?. Personalisht nuk më pëlqen. Në këto vite të tranzicionit të gjatë e të vështirë, ne kemi parë me sytë tanë likuidimin e Shqipërisë rurale. Ne kemi parë qytetet që rriten dhe pallatet që ngrihen drejt qiellit. Ne kemi parë tkurrjen, deri dhe zhdukjen, e vendbanimeve të vogla. Kur unë isha djalë i ri, i mbaj mend postierët me një çantë të madhe lëkure në sup, që shpërndanin letra derë më derë. Mbaj mend ato kutitë e kuqe të vendosura kudo, ku shkruhej Posta. Sot nuk sheh askund të tillë postierë dhe të tilla kuti.!

Deri para tranzicionit, shumica e popullsisë banonte në fshat. Sot, sipas regjistrimit të fundit, banojnë sa në fshat aq dhe në qytet. Dikujt mund ti duket për te qeshur që, sot, unë kujtoj poemën Bagëti dhe Bujqësi të poetit tonë të madh Naim Frashëri. Ai nuk lë fjalë të ngrohtë e të ndjerë pa thënë për vendin e tij. Por Naimi nuk është i vetmi. Dyqind e pesëdhjetë vjet më parë, në poemën e tij të mrekullueshme, The Deserted Village, Oliver Goldsmithi vajton kohen, kur çdo qytetar punonte atë copë tokën e tij  dhe jetonte një jetë të çliruar nga materializmi. Ai, do të vajtonte edhe më shumë, po të shikonte xhunglat me neone të qyteteve sot. Poema e Goldsmithit lexohet dhe pëlqehet nga amerikanët edhe sot.

Jo shumë kohë më parë, kur jetoja në një qytet të vogël në Neë Jersey, një komshiu im amerikan, profesor në Universitet, mungoi disa ditë. Kur e pashë, e pyeta:

- Ku keni qenë që nuk u kam parë?. Ai mu përgjigj:

- Sapo u ktheva ngaLos Angeles. Shkova të shoh të ardhmen. Ajo  nuk më pëlqeu

A duhet të presim akoma?

Qeveria, me programet e saj e ka për detyrë të kujdeset për njerëzit, veçanërisht, për ata që kanë patur më pak fat e mundësi. Por kjo, nuk duhet të na bëjë të shmangim çdo përgjegjësi që kemi ne ndaj tyre. Asnjë qeveri, madje, edhe ajo më demokratikja në botë, nuk e kryen dot këtë detyrë. Aq më pak, këto qeveritë tona të tranzicionit, të mbushura me hajdutë e të korruptuar, që mendojnë vetëm për vete. As nuk mund të mendohet, se duke shpërndarë ndihma sociale, pushtetarët tanë do të luftojnë me varfërinë. Këtë, nuk e bëjnë dot ata që me popullin e vuajtur kanë krijuar një distancë, që do ta quaja  antiseptike , e të pakalueshme. Lufta me varfërinë supozohet të jetë më e gjerë, sesa vetëm një program qeveritar për ndihmë sociale (ndihmë i thënçin). Këtë  luftë, në radhë të parë, duhet ta bëjnë njerëzit vullnetmirë. A nuk është një vullnetar i dedikuar në mes të varfërve dhe injorantëve, shembulli më fisnik i altruizmit? A nuk do ia kalonte kjo shumëfish, programit  jopersonal të qeverisë? A nuk do të jemi ne më të suksesshëm po të mblidhemi grusht bashkuar në rreshtat e para të luftës kundër skamjes e krimit? Kjo, jo vetëm do të tregojë se ne kujdesemi për njëri-tjetrin, por do të tregonte, gjithashtu,  se ne dëshirojmë të përfshihemi në luftën kundër këtyre të këqijave të shoqërisë sonë varfërisë, krimit, padrejtësisë. Por ne tregohemi timidë dhe zemërgurë për jetën njerëzore. Ne jemi indiferentë dhe servilë. Ne nuk njohim përgjegjësitë që kemi për të mbështetur rregullin dhe ligjin. Akoma më keq, ne jemi indiferentë kur shikojmë policinë të vendosur kundër kërkesave të drejta të njerëzve dhe zemrave që pikojnë gjak.  Një turmë, një masë e madhe njerëzish, që kërkon të drejtat e saj, në demokraci nuk mund të trajtohet si kriminale dhe pjesëtarët e turmës të rrihen, të gjakosen, të burgosen, madje të vriten,  pse kërkojnë tokën, kërkojnë ujin, kërkojnë dritat, kërkojnë kushtet minimale për një jetë dinjitoze.

Dhe të gjitha këto ndodhin, sepse ka shumë qytetarë që tërhiqen mënjanë dhe thonë: Unë nuk dua të ngatërrohem në këto punë. Në shumë vende të botës, madje, edhe  në demokraci të reja, 90 deri 95 % e atyre që duhet të votojnë, shkojnë dhe votojnë. Diku kam lexuar se në shumë qytete të Indisë, për shembull, 100% e votuesve votojnë në mënyrë konsistente. Ndërsa këtu, në vendin tonë të vogël e të vuajtur, ku gjithë ditën flitet për demokraci e të drejta demokratike, në të gjitha zgjedhjet që janë organizuar, dhjetëra mijëra qytetarë  nuk shqetësohen të votojnë. Ata janë apatikë dhe indiferentë. Ata nuk shqetësohen që të marrin pjesë në votime. Në votime shkojnë, kryesisht, ata që janë të punësuar nga pushteti aktual dhe ata që presin të marrin diçka nga pushteti që do të vijë. Kjo psikologji është imponuar nga pushteti i atyre që kanë mbi njëzet vjet në politikën shqiptare. Kjo nuk është demokraci. Kjo ngjan me ish diktaturat e Amerikës latine, ku të gjithë, që nga ministri e deri tek portieri i një zyre, e dinin se janë në atë vend pune dhe sigurojnë bukën e gojës së fëmijëve, sa të jetë në krye kryetari në pushtet.Pou ndërrua kryetari, vendet e tyre do ti zënë të tjerë. Ja pse këta njerëz votojnë për të njëjtin kryetar. Kemi 20 vjet që e vuajmë këtë situatë. A duhet të presim akoma?

Çduhet të bëjmë?

Sot, na duhet të luftojmë, që të  shumëfis

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›