Ata qe nuk flene - Alimani ne Berlinale

Para nje fabrike ne periferi te nje qyteti provincial eshte nje radhe e gjate njerezish qe presin te marrin asistencen. Kur punonjesja e pyet Elsen Luli Bitri per burrin ajo ngurron pak dhe pastaj thote Pa pune. Keshtu fillon filmi i Bujar Alimanit Amnistia i cili qe nga e shtuna 12. 2. 11 po shfaqet ne Berlin ne kuader te Festivalit te 61-te Nderkombetar te Filmit Berlinale Prodhimi shqiptaro-greko-francez eshte filmi i pare me metrazh te gjate i regjisorit shqiptar te cilin rruga e emigracionit ne fillim te viteve 90-te e coi ne Athine. 41-vjecari i lindur ne Patos e di fare mire se cdo te thote te jesh njeri i periferise.
Te tille jane personazhet e Amnistise Njera prej tyre eshte Elsa qe e ka te shoqin ne burg e qe se bashku me dy djemte e mitur jeton me vjehrrin ne Pogradec. Diten ajo rreket me sfidat e se tashmes naten me shqetesimet e se nesermes. Tjetri eshte Shpetimi Karafil Shena i cili ka zgjedhur vullnetarisht turnin e nates per te mos ndjere vetmine. Askush nga personazhet nuk ve gjume ne sy gjate nates Vellai i Elses shkon per peshk i vjehrri i bie gajdes. Per mua ka dy Shqiperi thote Bujar Alimani ne nje interviste per Deutsche Welle-n. shte njera qe na gezon te gjitheve dhe qe do te donim qe e gjitha te ishte ashtu pra ajo e Tiranes se Bllokut por ka edhe nje Shqiperi tjeter e cila na trishton shume kur e shikojme.
Shqiperia qe na trishton
Amnistia perqendrohet tek e dyta ajo qe po paguan cmimin e se pares Shqiperise qe ecen me shpejtesi marramendese drejt perendimit. Per te treguar kete Alimani nuk ka shkuar te filmoje mercedeset dhe fuoristradat luksoze te rreshtuara para bareve tek Blloku. Ai thjesht tregon se si nepunesit e burgjeve ne biseda diskrete por burokratike i informojne bashkeshortet e te denuarve per nje ligj te ri qe ka hyre ne fuqi ne kuader te implementimit te standardeve evropiane. Ky ligj u lejon atyre takime intime te pavezhguara e ku nder te tjera bashkeshortet kane mundesi te kryejne edhe marredhenie seksuale. Kur e lexova ne lajme se ka dale nje ligj i tille e ndjeva menjehere se ky do te ishte trualli i filmit tim te ardhshem thote Bujar Alimani.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Bujar Alimani
do muaj ne diten e caktuar nga drejtoria e burgut Elsa merr rrugen drejt Tiranes per takimin intim me te shoqin. Ne njeren prej ketyre diteve ajo afrohet me Shpetimin i cili gjithashtu vinte per te takuar te shoqen. Sa me shume qe ata afrohen me njeri- tjetrin aq me perdhunuese duken aktet seksuale mes bashkeshorteve ne qeline intime. Alimani nuk ua ka kursyer aktoreve keto skena te guximshme Aktoret e kishin te qarte se skenat me seks ishin ne funksion te filmit dhe jo te komplekseve te mia personale thote Alimani. Krejt ndryshe percillet intimiteti ne marredhenien e Elses me Shpetimin. Nje perqafim tek pianoja e braktisur ne shtepine e Shpetimit e le shikuesin te ndjeje erotizmin e te dashuruarve ne shtrat. Gjerat e bukura nuk kane nevoje te tregohen thote regjisori tek komenton kete skene.
Gjerat qe u dhembin shqiptareve
Filmi eshte realizuar ne sheshxhirime origjinale ne spital ne shtypshrkonje ne banesa qe kane mbetur te pandryshuara qe nga koha e komunizmit. Detajet dhe sekuencat e vogla te se perditshmes qe Alimani i shkrin me shume finese ne boshtin kryesor dhe loja autentike e aktoreve i hapin shikuesit nje dritare ne boten e brendshme te njerzve te perferise. Perspektiva e autorit eshte e njejte si ajo e protagonisteve Ata as nuk ankohen e as nuk vete-ekspozohen megjithese jeta e tyre eshte lufte e perhershme qofte per mbijetese per nder apo per nje dashuri. Sido qe te jete askush nuk del i fituar. Skenat nuk permbajne as patetizem meshirues as veteironi ballkanike ala Kusturica. Nuk kemi pse te surprizojme perendimin me akrobacira kinematografike thote Alimani. Veshtrimi im eshte tek njerezit dhe tek ato gjera qe ne radhe te pare na dhembin neve vete.
Me Amnistine Alimani hyn ne nje periudhe te re te fazes se tij krijuese. Mberritja e tij deri ne kete pike nuk ishte e vetekuptueshme por jo e paperfytyrueshme. Per kete flet jeteshkrimi i tij Ne vitin 1997 ai shkroi skenarin e pare Katoi qe tregonte historine e nje djali shqiptar qe emigron ne Greqi se bashku me qenin e vet. Filmi 14 minutesh u prodhua vetem ne vitin 2002. Nje fillim i veshtire por i suksesshem qe i hapi rrugen financimit te projekteve te mevonshme. Gas 2006 per varferine e nje te papuni dhe Busulla 2007 per gjakmarrjen te dy filmat u financuan nga televizioni publik grek. Lista e festivaleve ku jane shfaqur e nderuar me cmime filmat e Alimanit eshte e gjate. Nje vit me pare ish-studenti i Akademise se Arteve te Tiranes e kthehu edhe nje here ne skenen e Teatrit Kombetar ish-pedagogen e vet aktoren shqiptare Drita Pelingu me monodramen Rouz. Amnistia prodhimi i tij me i fundit festoi te shtunen 12.2. ne Berlin premieren boterore. Alimani i shijon sallat e mbushura te kinemase kur shfaqet filmi i tij si dhe turin e festivaleve qe e presin me pas. Por vemendja e tij eshte gjetke. Tek dhjete fletet ku eshte skicuar filmi i tij i ardhshem. Ashtu si per Amnistine edhe per kete ai e ka gjetur truallin. Serish ne Shqiperi serish nje plage qe ne radhe te pare u dhemb shqiptareve.
Autore Anila Shuka
Redaktore Lindita Arapi