Elisabeth Taylor në spital
Një prej ikonave të Hollivudit, Elisabeth Taylor, u dërgua me urgjencë në një spital të Los Anxhelosit, pasi iu shfaqën simptomat përpara një infarkti.
Nga Express më 13 shkurt 2011 në ora 12:10
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i saj, një ditë pasi ndodhi ngjarja. 78-vjeçarja është duke u kuruar dhe nuk dihet sa kohë do të qëndrojë në spital.
Zonja Taylor ka një histori të gjatë problemesh mjekësore dhe iu nënshtrua një ndërhyrje në zemër në vitin 2009.
Ajo duhet të ishte të mërkurën në Nju Jork për të marrë një çmim mirënjohjeje për aktivitetin e saj në luftën kundër HIV/Aids, por mungoi në eveniment. Sir Elton John tërhoqi çmimin në emrin e saj.
Elizabeth është fitues e dy çmimeve Oscar dhe disa nominimeve të tjera për çmimin e Aktores më të Mirë Protagoniste. Ajo fitoi në vitin 1961 me filmin “Butterfield” dhe në 1967-n, me “Who is Afriad of Virginia Wolf?”.