Ata që vazhdojnë të ëndrrojnë Brazilin: Sështë fundi i botës
Nga kapiteni Bulku te Mavraj: Këta tifozë nuk duhet të zhgënjehen për shkak të këtij barazimi. Jemi në vendin e dytë dhe kemi ende shanse për të qenë maksimumi në Play-off dhe minimumi të kualifikuar direkt në Brazil
Nëse tifozët shqiptar kanë dalë nga stadiumi kombëtar Qemal Stafa, gjysëm të gëzuar, gjysëm të zhgënjyer, futbollistët, apo protagonistët e atij barazimi historik me Norvegjinë e ndjejnë veten që janë përsëri pjesë e ëndrrës për të qenë në Brazil. Nuk e quajnë fundin e botës këtë barazim në Tiranë me Norvegjinë, aq më tepër që i kanë marrë katër pikë kësaj skuadre, tre në Oslo dhe një në Qemal Stafa.
Kanë ende ndeshje të tjera për të luajtur, për më tepër tre në transfertë dhe një në stadiumin kombëtar Qemal Stafa, më 11 tetor, ndaj Zvicrës. Ndaj të gjithë besojnë se do të jenë maksimumi në Play-off, duke qenë në vendin e dytë të grupit E, apo dhe minimumi në vendin e parë të këtij grupi, që do të mund ti kualifikojnë për herë të parë në finalet e një Kampionati Botëror, që do të ishte historik për ta.
Kapiteni Bulku: Me fat, mund të kishim fituar
Ishte në përgjithësi një ndeshje e mirë, ndoshta jo nga më të mirat e kësaj përfaqësueseje. Për atë që dhamë në fushën e lojës, meritonim të merrnim tre pikët. Kemi dhe ndeshje të tjera përpara, të cilat, në një farë mënyre, do të jenë të vështira, pasi kemi tre transferta, që janë Sllovenia, Islanda dhe Qipro. Por kemi dhe një ndeshje në shtëpinë tonë, e cila është me Zvicrën, në Qemal Stafa, më 11 tetor.
Them se i kemi bërë të gjitha mirë dhe vetëm fitorja na ka munguar sot. Po të kishim qenë më të kujdesshëm dhe më të vëmëndshëm, duke e ditur fare mirë që ata goditjet standarte prisnin për të na goditur, të jeni të sigurt që ne do ta kishim fituar këtë ndeshje. Megjithatë ka ende ndeshje, asnjëri prej nesh nuk duhet të jetë i zhgënjyer, sepse jemi në vendin e dytë dhe barazimi me Norvegjinë nuk është pak. Ky në një farë mënyre është sukses
Vila: Nuk pata fat të shënoja
Në përgjithësi kemi bërë një pjesë të parë të mirë, pasi kemi qenë të saktë në mbrojtje dhe të shpejtë në kundërsulm. Kemi shënuar një gol të bukur, me anë të Ramës, që do të na vlente për të fituar. Mirëpo kemi qenë të pakujdesshëm në minutat e fundit, një vëmendje më e mirë, apo një mbulim më i saktë i kundërshtarëve, mundet që dhe të kishim fituar.
Sa për veten time, them se luajta mirë. Por të kishta goditur më mirë, mund dhe të shënoja. Trajneri De Biazi më dha detyrë që të mbroja dhe ta harroja për disa momente, pak sulmin. Duke i qëndruar fanatik detyrës që më ka dhënë tekniku, luajta siç donte ai. E theksoj dhe një herë, pata një moment ideal për të shënuar, por topi nuk donte të hynte në rrjetë
Valon Berisha: Barazimi rezultat i drejtë
Unë mendoj se rezultati ka qenë i drejtë për të dy skuadrat. Kjo ka qenë dekalrata e shqiptaro-norvegjezit, Valon Berisha. Më vjen mirë për këtë pikë të marrë në fushën e Shqipërisë, pasi duhet të pranoj se të paktën në pjesën e parë u gjendëm disi nën presionin e vendasve. Megjithatë, edhe ne krijuam rastet tona dhe nuk u trembëm për asnjë moment.
E dinim shumë mirë, se në rast se nuk do të merrnim pikë në këtë sfidë shanset tona për tu kualifikuar në vend të dytë në grup do të ishin praktikisht zero. Mendoj se e kemi realizuar objektivin tonë. Tashmë do të luajmë edhe katër ndeshje, që janë shumë të forta, por duke ditur se luajmë në fushën tonë mendoj se do të grumbullojmë pikët e duhura.
Një faktor pozitiv për ne qëndron në faktin se kampionati sapo ka filluar. Lojtarët janë në formë dhe kjo u pa edhe kundër Shqipërisë. Edhe në ndeshjen e radhës do të jemi po në këtë formë fizike. Loja për kualifikimin është ende e hapur, përfundon mesfushori i Norvegjisë, Valon Berisha.
.
Mavraj: Nuk ka nevojë për dramatizime
Mërgim Mavraj mendon se ndeshja e djeshme e zhvilluar përballë Norvegjisë, ka qenë një ndeshje e ekuilibruar. Për mendimin tim them se ndeshja ishte e barabartë. Përballë kishim një ekip me të vërtetë shumë të mirë, e ndoshta pak më të fortë, të paktën në anën fizike. Mendoj se tifozët nuk duhet ta bëjnë dramatik këtë barazim.
Tani bëjmë mirë të qetësohemi dhe të fillojmë të mendojmë për ndeshjet e radhës. Ndoshta askush nuk do ta kishte menduar se në këtë pikë, Shqipëria do të gjëndej në vend të dytë në grup dhe me një shans të mirë për tu kualifikuar. Bëjmë mirë që të luajmë edhe në ndeshjet e tjera, po kështu si luajtëm në Qemal Stafa.
E thashë edhe njëherë se ndoshta barazimi nuk është rezultati që i kënaq më shumë tifozët, por pavarësisht këtij fakti unë mbetem i mendimit se ne jemi në një pozitë shumë të mirë në grup dhe shanset për tu renditur në vend të dytë nuk janë aspak të vogla, kështu e mbyll mbrojtësi Mavraj, i cili padyshim ishte lideri i këtij reparti për kuqezijtë në mungesë të Canës.
Etrit Berisha: Ishim pranë tri pikëve
Më vjen keq për atë gol në minutat e fundit të ndeshjes. Megjithatë në futboll është normale që të ndodhin edhe gjëra të tilla, kështu shprehet portieri Etrit Berisha, pas barazimit të Qemal Stafës, kundër Norvegjisë. në pjesën e parë loja jonë ishte fantastike. Krijuam një numër me të vërtetë shumë të madh rastesh e më vjen keq që nuk arritëm ti shfrytëzonim si duhet.
E meritonim të shënonim të paktën edhe një tjetër gol. Në fund u ndëshkuam, nga një gabim i joni. Më vjen keq, por duhet të pranoj se pavarëisht të gjithave, në fund të këtyre 90 minutave sërish kemi hedhur një hap përpara. Tashmë renditemi në vend të dytë, të vetëm. Do të bjëm gjithçka që është në dorën tonë që ta mbyllim grupin në këtë pozicion, shprehet portieri kuqezi.
Admir Teli: Më vjen mirë që isha titullar
Më vjen mirë që isha titullar dhe gjeta vendin në formacion. Nuk kam dëshirë të më krahasojnë me të tjerët, qoftë dhe Lorik Canën, aq më tepër që ne jemi 23 lojtarë të gatshëm për të kontribuar në formacionin kuqezi. Shënuam, por nuk patëm fati që të ishim fitues në këtë ndeshje. Duhet të kishim qenë më të vëmëndshëm në mbulimin e kundërshtarëve.
Por gjithsesi, e rëndësishme është që kemi në vendin e dytë dhe kemi ende shanse për të luajtur pse jo në finalet e Botërorit Brazil 2014, ka nënvizuar shkodrani i Karabakut, që u kthye në formacion nga trajneri De Biazi pas mungesës së kapitenit Cani.
