E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protagonisti Rama: Barazimi më prishi festën

gezim goliValdet Rama mund të ishte heroi i ndeshjes, por Hogli i prishi mbrëmjen. Mesfushori i Valadolid pas përfundimit të ndeshjes ishte shumë i zhgënjyer që nuk arritën të fitonin sepse kishin mundësinë e artë për këtë. Ai shënoi një gol spektakolar që ngriti peshë stadiumin Qemal Stafa.

Jam shumë i lumtur për golin, por njëkohëshisht edhe i zhgënjyer për rezultatin, tha Valdet Rama për Gazeta e Sportit. Pavarësisht këtij rezultati, 26-vjeçari beson ende se Shqipëria mund të arrijë një vend në Botëror. Vazhdojmë të besojmë ende. Do të ishte shumë mirë nëse do të qe fitore, por edhe barazimi nuk është keq.

Tre pikshi ishte shumë i rëndësishëm, por edhe barazimi na mban në garë për një vend në Brazil, tha Rama. Megjithatë fakti që jemi në vend të dytë i rikthen atij buzëqeshjen në një farë mënyre. Ai ka falënderuar tifozët sepse sipas tij kanë qenë fantastik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›