Njerëzit me botë të pasur nuk harxhojnë kohë me këto gjëra
Shkrimi që shkruhet në Blog për vajzen Mardjola ka të beje me cilesine e personazheve të “Big Brotherit” dhe me perzgjedhjen e tyre. Nuk e di se në ç’mënyrë perzgjidhen personat që futen aty apo në ate kafazin tjeter, por një gje bie në sy: personat që perzgjidhen për aty, perzgjidhen vetem për të qene “TIPA” dhe për të krijuar e bere Spektakel për audiencen TV. Jam shume e sigurt që ky është kriteri i pare dhe i fundit i organizatoreve.
Ata as që mendojne për modelet që i servirin shoqerise e sidomos femijeve e të rinjve në një shoqeri të shpartalluar si e jona.
Persa i perket ketij lloj spektakli, ai synon të vere në qender “anonimet”, njerezit që kanë jete krejt të zakonshme, pa ndonje vlere të dukshme për shoqerine. Shtrohet pyetja: përse ka audience? Për mua anonimet shikojne anonimet, perpiqen të “zbulojne vetveten”, të krahasohen, të masin e eksplorojne boten e thashethemeve e të intrigave të vogla e të medha të botes së tyre, të testojne veten në çdo grimce e mizanskene të jetes së tyre. Jam e sigurte që njerez me bote dhe jete të pasur nuk e harxhojne asnje minute për të pare atje.
Ndaj them që një spektakel si ky në një vend si yni ku ka marre goditje arsimi, vlerat humane, familja, morali etj ky është e do të jete një spektakel mjaft shkaterrues.