Ata u dënuan me vdekje pa gjyq nga qeveria e tyre
17/03/2009 Deputetët e PDsë së Shkodrës kërkojnë drejtësi për 9 janarin
Ligjvënësit e Partisë Demokratike që janë zgjedhur në zonat zgjedhore të Shkodrës, kanë ngritur akuza ndaj qeverisë së vitit 2004 për krim shtetëror kryer në tragjedinë e 9 janarit. Ligjvënësja demokrate Arenca Trashani ka thënë dje gjatë një konference për shtyp se për shkak të mungesës së përgjegjshmërisë së qeverisë së atëhershme gjetën vdekjen 28 persona. Sipas saj, viktimat u lanë të vdisnin. “Bëhet fjalë për krimin shtetëror të 9 janarit 2004, ku nga mungesa totale e përgjegjësisë së qeverisë së kohës humbën jetën 28 persona, kryesisht nga Shkodra. Ata u dënuan me vdekje pa gjyq nga qeveria e tyre, sepse guxuan të shpresonin për një jetë më të mirë. Ata i kërkuan ndihmë qeverisë së tyre për disa orë rresht dhe atë e kemi dëgjuar të gjithë, por klithmat e tyre ranë në vesh të shurdhër”, - ka deklaruar deputetja Trashani. Sipas saj, të gjithë ishin në dijeni të faktit se në gomone gjendshin gra dhe të mitur. “E dinin shumë mirë se, edhe nëse nuk do të mbyteshin, ata pas disa orësh do të vdisnin nga të ftohtët dhe nuk morët as një masë. A nuk është një krim shtetëror i kryer me mosveprim?”, - ka ngritur pyetjen ajo. Deputetja demokrate e zgjedhur në një nga zonat elektorale të Shkodrës në zgjedhjet e fundit parlamentare, të korrikut 2005, reagoi në një kohë kur familjarët e viktimave kërkojnë zbardhjen e tragjedisë. Me këtë grevë urie grevistët kërkojnë edhe gjetjen e 8 trupave që prej 5 vjetësh vazhdojnë të rezultojnë të humbur. “Ne përfaqësuesit e këtij populli të vuajtur, por shumë demokrat, jemi në mbështetje të plotë të familjarëve të viktimave të 9 janarit, tragjedi e cila për ne ka qenë krimi i radhës në kurriz të popullit të Shkodrës kryer nga pasardhësit e atyre që e vranë, e burgosën dhe internuar për 45 vjet rresht”, - ka thënë në daljen e djeshme publike deputetja Arenca Trashani. Përmes këtij qëndrimi ajo akuzon drejtpërdrejt opozitën e majtë, e cila në janarin e vitit 2004 ishte në pushtet. Për Trashanin, e cila përcolli qëndrimin e të gjithë deputetëve të Shkodrës, ata qytetarë u lanë me vetëdije të vdisnin.
Ngjarja
Më 9 janar 2004 gjetën vdekjen 28 qytetarë shqiptarë nga pjesa veriore e vendit, të cilët me një gomone u përpoqën të shkonin drejt brigjeve të Italisë. Për shkak të motit shumë të keq dhe detit shumë të trazuar, gomonia u përmbys dhe ndodhi tragjedia. Pak kohë para se të ndodhte akti tragjik personat që ishin në gomone komunikuan me mediet vizive për të kërkuar ndihmë. Aktualisht ende nuk janë gjetur trupat e 8 personave që gjetën vdekjen në ujërat e detit Jon.