E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkeljet, miliona dëm lekë shtetit ne Shkoder

17/03/2009  Auditi i prefekturës zbulon abuzimet. Gjoba dhe masa penalizuese për vendorët

SHKODER- Prefektura e qarkut të Shkodrës ka zhvilluar një volum të madh pune në drejtim të auditimit të institucioneve dhe ndërmarrjeve të zonës që ajo mbulon juridikisht. Në kuadër të premtimeve të drejtuesve të këtij institucioni, për një transparencë të plotë të të gjithë veprimtarisë dhe të rezultateve të arritura, kjo prefekturë ka bërë publike dhe rezultatet e arritura gjatë auditit të realizuar gjatë vitit 2008 nëpër institucione të ndryshme.

Auditimi

Sipas të dhënave nga prefektura e qarkut të Shkodrës, ky institucion ka realizuar plot 23 auditime të hollësishme kryesisht në drejtim të administrimit të fondeve, realizimit të procedurave ligjore të tenderimeve, të prokurimeve publike. Në përfundim të këtyre auditimeve ka rezultuar se ka dëm të konsiderueshëm ekonomiko-financiar për shkak të shkeljeve të disiplinës financiare. Ndërkohë që ekzistojnë dhe shkeljet pa dëm ekonomik të vërejtura në rënien ndesh të ligjit "Për sistemin e taksave vendore", ku vërehej mosprogramimi i drejtë i fondeve. Auditimi ka përfshirë Këshillin e Qarkut Shkodër, 12 komuna, Ndërmarrjen rajonale të Rrugëve Rurale Shkodër, Sh. A Ujësjellës Malësi e Madhe dhe Sh. A Parku i Udhëtarëve Shkodër, Bashkinë Koplik, Bashkinë Vau i Dejës dhe Bashkinë Fushë-Arrëz. Auditimi kishte si objekt vlerësimin e administrimit të fondeve, kryerjen e procedurave të prokurimit të fondeve dhe realizimin e investimeve. Konkretisht auditimi ka realizuar 4 verifikime e mbikëqyrje në komunën Bushat, ku është kontrolluar administrimi i terreneve sportive. Në komunën Kelmend, auditimi ka pasur si qëllim verifikimin e pretendimeve të një shtetasi, se drejtuesit e komunës shpërdoronin fondet e investimeve. Në komunën Velipojë janë kryer verifikimet e pretendimeve të ngritura nga disa punonjës të komunës se nuk po zbatohej ana ligjore e ngritjes së ndërtimeve publike në plazh. Bashkia e Pukës ka pasur si objekt auditimi verifikimin e pajtueshmërisë ligjore të funksionit të anëtarëve të Këshillit Bashkiak. Auditimet kanë arritur në konkluzionin se ka shkelje të disiplinës financiare me dëm ekonomik prej 11.7 milionë lekësh.

Abuzimet

Në këto shkelje është përcaktuar përgjegjësia dhe është rekomanduar arkëtimi dhe derdhja në buxhet. Ky dëm ekonomik kishte ardhur nga evazioni fiskal me një vlerë 240 mijë lekësh, dëmtime në shumën prej 126 mijë lekësh, shkelje të disiplinës financiare në shumën prej 11 milionë lekësh, paga e shpërblime në shumën 1.3 milionë lekë, dieta në shumën 172 mijë lekë, investime në shumën prej 9.6 milionë lekësh. Të gjitha këto dëme kishin ardhur për shkak të rënies ndesh të ligjit "Për Prokurimin Publik". Ndërkohë auditi kishte konstatuar dhe dëme të tjera në shumën 161 000 lekë si dhe shkeljet pa dëm ekonomik në vlerën monetare 20.4 milionë lekë. Kjo vlerë kishte dalë nga mosprogramimi i drejtë i fondeve, në përputhje me ligjin "Për sistemin e taksave vendore". Auditimi është shoqëruar dhe me masat disiplinore të lirimit të një personi nga detyra, vendosje të gjobave për 23 persona në shumën 4.5 milionë lekë.

DemI

Ky dëm ekonomik kishte ardhur nga evazioni fiskal me një vlerë 240 mijë lekësh, dëmtime në shumën prej 126 mijë lekësh, shkelje të disiplinës financiare në shumën prej 11 milionë lekësh, paga e shpërblime në shumën 1.3 milionë lekë, dieta në shumën 172 mijë lekë, investime në shumën prej 9.6 milionë lekësh. Të gjitha këto dëme kishin ardhur për shkak të rënies ndesh të ligjit "Për Prokurimin Publik". Ndërkohë auditi kishte konstatuar dhe dëme të tjera në shumën 161 000 lekë si dhe shkeljet pa dëm ekonomik në vlerën monetare 20.4 milionë lekë. Kjo vlerë kishte dalë nga mosprogramimi i drejtë i fondeve, në përputhje me ligjin "Për sistemin e taksave vendore".

AUDITI

Ka rezultuar se ka dëm të konsiderueshëm ekonomiko-financiar për shkak të shkeljeve të disiplinës financiare. Ndërkohë që ekzistojnë dhe shkeljet pa dëm ekonomik të vërejtura në rënien ndesh të ligjit "Për sistemin e taksave vendore", ku vërehej mosprogramimi i drejtë i fondeve. Auditimet kanë arritur në konkluzionin se ka shkelje të disiplinës financiare me dëm ekonomik prej 11.7 milionë lekësh.

SHKELJET

Ky dëm ekonomik kishte ardhur nga evazioni fiskal me një vlerë 240 mijë lekësh, dëmtime në shumën prej 126 mijë lekësh, shkelje të disiplinës financiare në shumën prej 11 milionë lekësh, paga e shpërblime në shumën 1.3 milionë lekë, dieta në shumën 172 mijë lekë, investime në shumën prej 9.6 milionë lekësh. Të gjitha këto dëme kishin ardhur për shkak të rënies ndesh të ligjit "Për Prokurimin Publik".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›