Venger s’heq dorë nga Pato, e do te Arsenali
Menaxheri i Arsenalit, Arsen Venger është duke përgatitur një ofertë për sulmuesin e Milanit, Aleksandre Pato, pas monitorimit të brazilianit në gjashtë muajt e fundit, kanë njoftuar mediet angleze të dielën. Pato nuk është më titullar i sigurt në formacionin bazë të kuqezinjve dhe largimi i tij nga “San Siro” mund të jetë edhe më i pritur në rast se klubi transferon Karlos Tevezin gjatë janarit. 22-vjeçari Pato ka shënuar vetëm tri gola këtë sezon derisa dyshja Zllatan Ibrahimoviç dhe Robinjo duket të jenë zgjedhjet e para të trajnerit Masimiliano Alegri.