E Diel, 1 Nëntor 2026

Ferguson: Nuk do bëj asnjë blerje në janar!

Menaxheri i Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson, ka thënë se ai nuk është duke parë që të blejë ndonjë futbollist gjatë afatit kalimtar të janarit. “Nëse shikohen të gjitha gjërat, atëherë unë jam shumë i kënaqur me fuqinë e skuadrës time në aspektin e cilësisë dhe moshës mesatare. Unë nuk do të jem i lëkundur nga thirrjet e vazhdueshme nëpër rrjete sociale dhe blogje që unë të transferojë ndonjë lojtar gjatë janarit”, tha Fergi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›