Kol lë të hapur rikthimin e tij te Liverpul
Mesfushori i Liverpulit, Xho Kol, i cili momentalisht është i huazuar te Lila në Francë, ka thënë se lë të hapur çdo opsion për të ardhmen, pasi veç dëshirës për t’u rikthyer në Anfield, për të nuk do të paraqiste problem një qëndrim në Francë. “Kush e di çfarë do të ndodhë? Unë mund të kem rastin për t’u kthyer. Për momentin jam i lumtur këtu. Unë po luaj dhe jam duke luajtur mirë, kështu që gjithçka është mirë. Nëse vazhdon kështu, atëherë do të ishte opsion logjik të qëndroja te Lila. Po luaj shumë mirë, nëse marrim parasysh se sa pak luajta te Liverpuli, por kam pasur start të mirë dhe po përmirësohem. Unë po i afrohem atij që kam qenë në majen e formës time te Çelsi”, u shpreh Kol.