E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atambayev shpall fitoren në Kirgizi

Kryesuesi në garën për president të Kirgizisë, Almazbek Atambayev, shpalli fitoren e tij qysh pas rrethit të parë të votimit, pasi që tuboi shumicën absolute të votave, por kundërshtarët e tij theksuan se ka pasur manipulime dhe refuzuan që të pranojnë humbjen.

Bashkëpunëtorët e Atambayevit theksuan se rezultatet e para dëshmojnë se ai ka tubuar pjesën më të madhe të votave, gjë që sipas tyre dëshmon se frika se zgjedhjet do të nxjerrin në sipërfaqe tendosjet në Kirgizi ka qenë e pabazuar.

Megjithatë, rivalët e Atambayevit vunë në dyshim rezultatin, sipas të cilit ai qysh në rrethin e parë ka tubuar 63 për qind të votave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›