Urdhër për arrestimin e gruas së Arafatit

Një gjykatë në Tunisi ka lëshuar një flet-arrest ndërkombëtarë për bashkëshorten e ish-udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat, për shkak të dyshimit se është e përfshirë në korrupsion.
Zëdhënësi i ministrisë tuniziane të Drejtësisë theksoi se gjykata dha urdhrin për arrestimin e Suha Arafatit, të cilët në vitin 2007 ju mor nënshtetësia tuniziane, të cilën e mori tri vjet më herët.
Autoritetet tuniziane e kërkojnë Suha Arafatin, e cila aktualisht jeton në Maltë, për shkak të një afere të korrupsionit në vitin 2006, kur themeloi Shkollën Ndërkombëtare në Tunizi, së bashku me ish-Zonjën e parë të Tunizisë, Leyla Trabesi, bashkëshorten e diktatorit të përmbysur të Tunizisë, Zine el Abidin Ben Alisë.