UNESCO njeh Palestinen shtet

Agjencia për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara votoi për pranimin e Palestinës si anëtare me të drejta të plota, lëvizje e cila u kundërshtua ashpër nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Gjermania. Mirëpo, me ndihmën e shteteve të tilla si Rusia, Kina, apo Franca, palestinezët vunë në lëvizje procesin e njohjes nw OKB, duke nisur nga UNESCO, në pritje të një vendimi brenda nëntorit të këshillit të Sigurimit për anëtarësimin e plotë të Palesttinës, e barabartë në mesin e kombeve të tjera të botës. Këshilli do të marrë në konsideratë aplikimin e presidentit Mahmud Abaz për njohje të plotë, i cili u krye më 23 shtator.
Delegatët në selinë qendrore të UNESKOS në Paris, pritën me duratrokitje votimin e shteteve të mëdha në favor, madje u dëgjuan të qeshura kur Izraeli votoi kundër. Në përfundim, 107 vota pro kundër 14 dhe 52 abstenuan, përfshi Britaninë e Madhe. Shtëpia e Bardhë ka reaguar menjëherë, duke deklaruar se njohja e Palestinës nga UNESKO minon procesin e paqes në Lindjen e Mesme.
"Rruga e vetme për shtetësinë palestineze është ajo që e bisedimeve të drejtpërdrejta me Izraelin”, tha ambasadori amerikan në UNESKO, David Killion. Pranimi shihet si një fitore morale nga palestinezët, por vetë agjencia humbi nga ky votim, 60 milionë dollarë që do të lëvroheshin muajin e ardhshëm.
Një zëdhënëse e Departamentit të shtetit konfimroi prerjen e fondit, ndërsa i pyetur për këtë lëvizje, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun tha se agjencia do të shikonte mundësinë për burime të tjera financimi. Ambasadori izraelit e cilësoi fantashkencë votimin, pasi, siç tha ai, nuk mund të pranohet një shtet që nuk ekziston.
Juli Prifti
Azhornuar së fundi ( e hënë , 31 tetor 2011 )