E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident ne veri sulmohen makinat e KFOR-it

Një incident tjetër shënohet në Veri të Kosovës, ku një grup të rinjsh kanë sulmuar me gurë dy makina të KFOR-it. Sipas Policisë, ngjarja ndodhi në udhëkryqin e rrugëve që të çojnë drejt Zveçanit të Vogël, në veri të Mitrovicës. Dy automjetet e KFOR-it Austriak ka qenë në lëvizje kur janë sulmuar me gurë nga një grup prej 5-6 personash 15-16 vjeçarë, të cilët kanë thyer xhamat anësorë.

Përveç dëmeve materiale të regjistruara, nuk është raportuar për të plagosur. Rasti i sulmit me gurë është regjistruar në stacionin policor në veri të Mitrovicës, ndërsa pas kontaktit me prokurorin publik, kanë nisur hetimet për kapjen e autorëve të këtij sulmi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›