Atdhe Nuhiu i suksesshëm në tandem me Salihin

Prishtinë, 21 gusht - Sulmuesi kosovar Atdhe Nuhiu ka shënuar gol në paraqitjen e parë të tij si startues te Rapidi i Vjenës. Skuadra më e suksesshme austriake të enjten mbrëma barazoi 1:1 me skuadrën angleze, Aston Villa, në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Evropës. Shtatlarti Nuhiu (196 cm) shënoi në minutën e 32-të për të barazuar rezultatin në 1:1. Ai shënoi me kokë, pas krosimit të kapitenit Steffen Hofmann nga krahu i majtë. Ky ishte goli i parë i Nuhiut në fanellën e Rapidit, në ndeshje zyrtare.
Në të vërtetë, Nuhiu e preku shumë pak topin e krosuar nga Hofmann. Rrugës drejt golit topit shumë pranë iu afrua edhe sulmuesi tjetër shqiptar i Rapidit Hamdi Salihi. Dy sulmuesit shqiptarë iu gëzuan golit duke menduar se ata janë shënues por në fund ishte Nuhiu ai që u evidencua si autor i golit.
Kjo ishte hera e parë që Nuhiu dhe Salihi ishin partnerë në sulm te Rapidi.
"Kemi funksionuar shumë mirë me Hamdi Salihin. Ne luajtëm në vijën e parë të sulmit. Jemi lojtarë me karakteristika të ndryshme dhe besoj se do të tregohemi të suksesshëm nëse luajmë më shumë bashkë", ka thënë Atdhe Nuhiu të premten për gazetën.
21-vjeçari Nuhiu luajti tërë ndeshjen. Ndërsa, reprezentuesi i Shqipërisë, Salihi u zëvendësua në minutën e 73-të.
"Kemi luajtur shumë mirë. Rezultati nuk është real. është dashur të fitonim me rezultat 2:1 apo edhe 3:1. Kemi pasur shumë raste të mira shënimi. është dashur që unë të shënoj të paktën edhe një gol. Në përgjithësi jam i kënaqur me atë që kam treguar. Pres që edhe në ndeshjet e ardhshme të fitoj rastin të luaj. Jam në formë të mirë", ka shtuar Nuhiu. Ai thotë se gjasat për të eliminuar Villan ekzistojnë, por për këtë ekipit austriak i duhet që të shënojë të paktën një gol në ndeshjen e kthimit në Angli.
Para një jave Nuhiu shënoi dy gola dhe pati një asistim për U-21 të Austrisë. Nuhiu për Rapidin në gara zyrtare kishte debutuar më tre gusht në fitoren 3:0 kundër Beroes në kuadër të rrethit të tretë eliminator të Ligës së Evropës. Në atë takim kishte luajtur vetëm pesë minuta. Ai është ende në pritje të debutimit në Bundesligën e Austrisë.
"Shpresoj se debutimi në Bundesligë nuk do të vonojë. Mezi pres që të dëshmoj se mund të luaj dhe të shënoj në Bundesligë edhe në fanellën e Rapidit. Unë jam duke punuar dhe duke pritur rastin. E di që rasti do të vijë", ka thënë Nuhiu.
Ai në Rapid kaloi muajin e kaluar si futbollist i lirë. Më herët ka luajtur për Riedin dhe Karntenin. Në kampionatin austriak ka shënuar tetë gola në 48 paraqitje. Shkodrani Hamdi Salihi në Bundesligën e Austrisë ka realizuar 49 gola në 108 ndeshje. Salihi fundjavën e kaluar shënoi "hat-trick" në ndeshje për kupë.