Atdhe i tradhtuar

Pse u prit aq gjate qe rremuja te behej kaos dhe kaosi te kthehej mjegull per vrasje Pse ata te cilet ate dite nuk dihej se ne cvrime urithesh ishin futur nje dite me pas aktruan shume keq te perzishmin pikerisht ne vendin ku duhet tu vinte turp te afroheshin Pse nuk u penguan ata dyqind te egersuar por u la situata te degradonte deri ne vellavrasje Pse na u desh ti merrnim femijet me heret nga shkolla ate dite pse nga frika e ndonje ngjarjeje te mundshme duhej te mbylleshim e te nguleshim para ekraneve Pse per habi pas vrasjes nuk kishte me proteste te gjithe u qetesuan dhe nuk kishin me cfare te thonin e te protestonin Kur ne fakt protesta aty duhet te fillonte8230.
Nga Flutura Acka
Kur dikur ndersa kendohej ezani nje besimtar i mire dhe i varfer nisi te qante dhe ne fund te faljes hoxha e pyeti se cfare po e brente mu aty ne shtepine e Zotit besimtari i tha me sinqeritetin e tij te skajshem Tek e shihja mjekren tende hoxhe efendi mua mu kujtua cjapi ne shtepi. Cjapi qe do ta ther neser se skam buke per femijet. Kjo histori e vjeter mu kujtua kur shihja mbreme biseden lavdi Zotit te qete dhe zeulet te Edi Rames i cili serish bente thirrje per nje te premte tjeter demonstrative. Dhe u rreqetha nga mendimi se cilet cjep te pafat do te thirreshin ne thertoren e politikes per te shuar varferine pushtetore te radhes majtas a djathtas qofte. Dhe nga deshira qe kam te mendoj se njerezit behen me te mire kur mesojne nga gabimet e tyre dua te besoj se nuk do te kete nje te premte te dyte te zeze dhe se qetesia qe emetoi nga ekrani i mbremshem lideri i njeres pale i cili meton te na binde se meriton te jete neser edhe i te dyja paleve a i gjithepaleve nuk eshte koraca e nje beteje te pritshme te ngjyer me gjak prej cjepsh te tjere te pafaj. Po po kam deshire te besoj se Edi Rama premtoi nje te premte jo te prape te besoj se ai e ka kuptuar se humbesi me i madh i gjithe cfare ndodhi eshte ai vete i pari. Por kam nje droje qe me shume se per te kujtuar te premten e shkuar kjo e premte do te perdoret pikerisht per te harruar te premten e shkuar sepse ceshte e verteta ajo e premte akuzon ate te parin Edi Ramen i cili per vite e vite dhe pas qershorit te 2009 per muaj e muaj po perpiqet te na binde se e drejta eshte me te. Dhe mund te jete me te sa kohe qe kembengulja dhe lufta e tij per te drejten eshte paqesore dhe e argumentuar. Ne nje demokraci e drejta per te protestuar eshte esenciale dhe pjese e lirise individuale politike dhe asaj publike. Por e premtja e shkuar eshte diversion gati fatal i se drejtes se Edi Rames dhe kauzes se tij dhe i ka bere cuditerisht te heshtur kasnecet e te dyja kampeve te cilet perdite e me shume jane bere te neveritshem ne syte tane. Une nuk di dhe nuk dua te gjykoj se Kush e Si vrau njerez te pafajshem kjo eshte e drejte e organeve dhe specialisteve te prokurorise shqiptare e atyre qe u takon ta thone te verteten. Por ne une dhe mijera shqiptare qe u dhimbet atdheu e dime Pse dhe fare i vrau te paditurit dhe besimtaret e fese politike te mbledhur aneqark perse u tradhtuan ne rruge te madhe duke u lene vetem ne gjendjen e tyre te dehjes nga e drejta Pse u prit aq gjate qe rremuja te behej kaos dhe kaosi te kthehej mjegull per vrasje Pse ata te cilet ate dite nuk dihej se ne cvrime urithesh ishin futur nje dite me pas aktruan shume keq te perzishmin pikerisht ne vendin ku duhet tu vinte turp te afroheshin Pse nuk u penguan ata dyqind te egersuar por u la situata te degradonte deri ne vellavrasje Pse na u desh ti merrnim femijet me heret nga shkolla ate dite pse nga frika e ndonje ngjarjeje te mundshme duhej te mbylleshim e te nguleshim para ekraneve Pse per habi pas vrasjes nuk kishte me proteste te gjithe u qetesuan dhe nuk kishin me cfare te thonin e te protestonin Kur ne fakt protesta aty duhet te fillonte. Ky qetesim tregoi dhimbshem se nje plan A ishte realizuar dhe nje plan B u la per me vone. Keto jane vec hamendje qe na i ben kujtesa e vrare mendja jone e lodhur dhe shpirti yne i fyer gjer ne palce. Te kuptohemi asnje vrasje nuk justifikohet madje eshte nje krim i madh te vrasesh njerez ne mes te sheshit ne drite te dites. Asgje nuk e justifikon vrasjen e demonstruesve te thjeshte ngado te kene ardhur plumbat aq me keq nese kane ardhur nga fortesa e Kryeministrise. Por ceshtja nuk eshte te Kryeministria Edi Rama e dinte se me asisoj turme me hunj e cadra te kthyer ne hunj me spektakle te egrish si te kohes se Tanzimatit nuk mund te merren institucionet. Dhe ngaqe e dinte kete ai beri tradhtine me te madhe qe mund te mendohet. Ai i la ata vetem duke u ngushelluar mbase ne heshtje me veten a me keshilltaret e tij te keqij se la vetem vec ata se tradhtoi vec ata. Por ne fakt nuk tradhtoi vetem ata por edhe ne tradhtoi atdheun e tij. Edi Rama tradhtoi atdheun duke na tradhtuar te gjitheve ne shqiptareve qe besojme se nje brez i ri politikanesh sic eshte ai do te sillen ndryshe me fatet e ketij atdheu. Ai na bindi se ketu nuk po vijne dhe nuk do te vijne gjatehere politikane te pergjegjshem. Se ne nuk jemi toke ku mund te mbijne njerez te paqte e te qyteteruar. Edi Rama e tradhtoi atdheun sepse e beri pjese te shoe-t te madh te perbotshem qe pa me ze e me figure se cbehet ende ne nje vend qe po perpiqet te binde Europen se coc po ben me demokracine e vet. Duke bere kete Edi Rama mendoi se ia shkermoqi edhe pozites zellin dhe ia dogji kartat e integrimit ne dore. Por ne fakt ai tradhtoi endrren tone europiane dhe ata qe humbin nuk jane politikanet por ne. Madje-madje per ta politikanet te qenet ne Europe ka te ngjare te jete fundi i pashalleqeve te tyre ndaj edhe nxitojne t8217i kene sa me te medha dhe t8217i bejne me letra qe kur te jene ne Europe te jene me tapira. Edi Rama tradhtoi atdheun sepse na riktheu ne mendje ate cfare po perpiqeshim ta harronim e qe na ben me turp sa here kujtohemi vitet 1997-98. Duke bere kete politika na cmotivoi teresisht. Investitore te huaj qe sapo kishin shkelur apo po hamendeshin te investonin po largohen nje nga nje. Vendit Hot te turizmit po i iken aureola e shkelqimit dhe e lavdise dhe turistet ata qe menduan te vinin kete vere ne Shqiperi i grisen axhendat e tyre. Per ta ka vende me te qeta me njerez pa hunj ne duar dhe pa ushtare me arme e skafandra. Edi Rama tradhtoi atdheun sepse prishi lojen e demokracise. Nga zelli per te demtuar reputacionin e konkurrentit te tij te forte keto ngjarje na shpjegojne se paska qene i forte per te per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha ishte i gatshem te perdorte cdo mjet per ta nxjerre ate nga loja. Dhe e ka nxjerre nga loja per sa kohe keto vrasje rendojne mbi shtetin. Kesisoj rruga per ne fronin e kryebashkiakut eshte fare e lire. Kjo edhe ngaqe harron se te qenit aq gjate ne te njejtin post i ben te neveritshem politikanet kudo e kushdo qofshin ata. Edi Rama e tradhtoi atdheun sepse tradhtoi Edi Ramen kryeministrin e ardhshem te shqiptareve i cili do te jete me gjasa kryeminister pasi edhe pse iu vrane tre demonstrues per shkak edhe te mosdrejtimit te tij nuk do te gjeje aq kulture dhe kultivim brenda tij sa te jape doreheqjen nga kreu i partise qe drejton si i paafte. Edi Rama tradhtoi atdheun sepse tradhtoi dhe i ktheu ne shenjestra te armeve qe po ndryshkeshin me ne fund nga paqja tre njerez te pafat tradhtoi ate popull opozitar gjysmen tone per idealet e te cilit e pat ngrene aq gjate meraku. Nga ura e Lanes ku pretendon se mbeti e nuk levizte dot per shkak te ujit qe hidhte policia ose te gureve te te tijve i duheshin vetem dy minuta per ne shesh dhe e kishte mbyllur me nder ate dite. Por vendosi te bente sehir dhe priti e priti mbase derisa gardes ti mbaronin plumbat e manovres derisa gardisteve te thjeshte tu soste durimi. Une nuk e di se ku ka qene Edi Rama kam deshire ta besoj tek Ura e Lanes sic thote. Por une e di se ku ka qene Gramoz Ruci sepse e kam pare me syte e mi ate dhe shpuren e tij. Nga Sky Toeer ky politikan dhurate nga diktatura bente sehir sheshin kur duhet te ishte vete i pari ne shesh sic eshte ne fjalimet qe mban nga foltorja e Parlamentit. Po mua nuk me shqeteson dhe as me habit Gramozi as ata qe jane mesuar me diktatin. Une dua te di ku ishte Shegushja bashkeqytetarja e femijerise sime ne thelbin e se ciles kam besuar se ka dhimbje dhe drejtesi. Une dua te di ku ishte Vasilika mikja ime sepse e kam pare dhe cmuar si luftetare te se drejtes te asaj se drejte qe mbron edhe qytetarin e thjeshte edhe gardistin ne krye te detyres. Une dua te di se ku ishte Fatmir Toci miku im tek i cili besoj se ka aq miresi dhe shpirt per ta ndare te miren nga e keqja. Une kam deshire te besoj se kete te premte ata do te jene aty pikerisht te bejne misionin e tyre dhe detyrimin ndaj demokracise. Une kam deshire ta besoj kete. E premtja e kaluar eshte nje sfere ne kembe e se premtes se ardhshme dhe u takon institucioneve shteterore ta shpengojne ate nga perzija e nje jave me pare. Kur u vendos ne krye te Prokurorise shqiptare nje grua mendova se kishte ardhur ora qe graria shqiptare po e kishte nje shans te tregonte se coc di te beje. Por pak dite me pas e ndjeva se asgje nuk do te ndodhte. Shfaqja si topmodele e Kryeprokurores shqiptare ne kopertina revistash me veshje e neper sallone te firmuara Kryeprokurorja e vendit e shoi entuziazmin tim. Dhe per te keqen tone koha tregoi se ajo nuk e drejtoi si duhej ate armate specialistesh te devotshem te cilet me punen e tyre duhet tia vinin gishtin mbi plage krimit duke i bere nje nder te madh ketij vendi. Fakti qe Kryeprokurorja akuzohet nga shteti pjese e te cilit eshte institucioni i saj nuk tregon forcen e pozites por dobesine e saj si drejtuese. Pertej retorikes politike me te cilen Kryeprokurorja e perligji situaten ajo nuk ka zgjidhje vec ose te na binde se po akuzohet pa te drejte ose te largohet si e pazonja. Pasi ne kemi nevoje per te verteten te verteten per te gjitha ckane ndodhur e cpo ndodhin. Ne presim fjalen e saj te specialisteve te saj te perkushtuar duke shpresuar te mos vonoje si Gerdeci te mos vonoje si videoja e Metes te mos vonoje aq sa ti kemi hedhur ne harrese tre shqiptaret e mjere fli te varferise pushtetore as hobete e gureve mbi shtetin e te gjitheve.
NOA
Tags21 janar atdhe edi rama Flutura Acka Gramoz Ruci tradhti