Bravo manifestimi po nje jave me pare
NgaAGIM BACI
Manifestimi i djeshem ka qetesuar qindra mijera shqiptare te cilet pas 21 janarit ishin ne ankth lidhur me ate imazh te rende qe krijuam mes nesh e qe ua percollem shume familjeve shqiptare ne bote e shume shteteve partnere. Ndaj nuk ka sesi mos ta pershendesim. Por menjehere pas kesaj qetesie dhe pas kesaj pershendetjeje per ata mijera qytetare qe treguan dje maturi me vijne ne mendje disa pyetje te cilat per shume dite me radhe kishin mbetur pezull Po nje jave me pare ku ishte Rama dhe drejtues te tjere te
opozites por qe dje pergjigjen ia dha vete Edi Rama Perse nuk e krijuan te njejten siguri nje jave me pare Perse z.Rama dhe drejtuesit e tjere socialiste nuk dolen per te ndalur mbeshtetesit e tyre Dhe nese ata qe ushtruan dhune nuk ishin socialiste perse te mendojme se ata qe u vrane ishin socialiste Si mund te mendojme ne se nje kasete qe flet per korrupsion i irritoka njerezit me shume se sa tri vrasje e per me teper kur kreu i opozites per keto vrasje ka akuzuar shtetin edhe pse ende drejtesia nuk ka dhene fjalen e saj
Nese z. Rama ka dashur te provoje se njeh edhe forcen edhe paqen une mendoj se eshte nje luks i tepert qe kete tia tregoje shqiptareve permes disa viktimave pasi jam i bindur se nuk kemi te tepert asnje jete shqiptari e aq me pak te tre te pafajshemve te cilet mund te kene qene te hutuar me dhunen qe u pane syte po aq sa shume shqiptare qe i shihnin nga televizionet.
Natyrisht nuk dua aspak te paragjykoj hetimet pasi dua te besoj se drejtesia do te gjeje kurajen te zbardhe te verteten pasi ngjarje te tilla duan shume analiza. Por ama per nje gje duhet te jemi te qarte qe opozita tregoi dje se ka mundur ti shmange ato vrasje duke krijuar te njejten strategji si nje dite me pare. Ne nuk kemi pse te jemi kaq te kujdesshem per pasojen kur fare mire mund te merremi me shkakun. Ndaj nuk besoj se kreu i opozites duhet te ndihet krenar. Per me shume duhet te ndihet te pakten moralisht nje pergjegjes qe nuk beri ate qe duhej te bente cdo ftues - qe te qetesoje te ftuarin e tij pasi ishte ai qe shkoi shtepi me shtepi qe ti ftonte ne protesta.
Nuk dua te besoj asesi se ka qene deshire e opozites qe ti vriste ata te pafajshem e as te besoj se policia ka dashur te trembe opoziten me ato vrasje. Por ne ate qe pame dje pavaresisht falenderimeve per qetesine e treguar duhet te ngreme me force nje pyetje qe rendon moralisht Perse nuk bete asgje per te shmangur ate konflikt qe perfundoi me vrasjen e tre te pafajshmeve dhe me plagosjen e qindra te tjereve
Dje paradite degjoja nga goja e nje vajze ne seline e PS-se qe bente thirrje per nje sjellje te qyteteruar. Por a nuk mund te fliste kjo vajze bukuroshe edhe nje jave me pare me kete gjuhe apo do te na duhet te besojme se qytetaria erdhi vetem kete jave e nje jave me pare nuk ekzistonte
Ne nuk kemi nevoje per heronj per te ndertuar demokracine. Ne kemi nevoje per njerez qe inkurajojne ligjin zbatimin e ligjit dhe respektin ndaj shtetit. Dje opozita tregoi se mund ta bente nje gje te tille dhe mua vecse mu shtrua trishtimi per ato tre familje qe mund ti kishin ne shtepi familjaret e tyre nese te njejtat perkujdesje do te ishin treguar nje jave me pare nga ata qe sot qanin ne bulevard.
Ndaj le ta pershendesim ate qe ndodhi dje por ne te njejten kohe tu kerkojme llogari atyre qe mundeshin tua kursenin lotet shume shqiptareve te cilet varrosen tre viktima qe as kishin menduar se me fatin e tyre politika do te ndertonte nje konflikt kaq te madh e kaq te panevojshem per jeten e shqiptareve.
Le te pershendesim qetesine e djeshme duke kerkuar pergjegjesi nga te gjitha palet nga mazhoranca e opozita per mbrojtjen e jetes se cdo shqiptari e duke besuar se asnje pushtet nuk eshte me i vlefshem se sa jeta e nje te pafajshmi dhe se nje pushtet qe ndertohet nga ardhja me gjak nuk jep asnje shenje pozitive per asnje te qyteteruar.