E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita deshmoi qytetari

/ /

NgaGJOVALIN KADELI

Dje populli shqiptar nderoi ne heshtje dhe me lule tre te vraret nga ky regjim me 21 janar te ketij viti. Tre protestues te cilet nuk shkelen oborrin mbreteror te Saliut por u vrane ne rruge duke kerkuar qe ky regjim te largohet per padrejtesite e njepasnjeshme qe po bejne ne kete vend duke e perdorur si cifligun e tyre. E moren kete pushtet duke vjedhur voten gjene me te shtrenjte te qytetareve dhe si pasoje u turren cep me cep nen toke e mbi toke per te zhvatur gjithcka per te mbushur xhepat e tyre e te oborrit.
Me qindra banore te qarkut Lezhe si e gjithe Shqiperia i nderuan keta martire me lote ne sy e me lule te fresketa ne bulevardin Deshmoret e Kombit ne Tirane.  
E per keto arsye opozita e bashkuar ka me se nje vit qe po kerkon vetem transparence ne menyre qe te mos vidhet edhe e ardhmja e Shqiperise por vazhdimisht kemi marre te njejten pergjigje duke na refuzuar gjithcka megjithese vazhdimisht ne respekt e vleresim te kontributit te partnereve tane kemi leshuar disa here nga kerkesat tona sa arritem te leshojme fletet e votimit dhe kerkuam vetem materialet zgjedhore te pranuara nga mazhoranca dhe partneret tane europiane. Por cndodhi Edhe kjo kerkese u refuzua duke djegur edhe fletet e votimit duke kycur materialet zgjedhore ne Arkivin e Shtetit.
Duke qene se ne kemi konsumuar hap pas hapi te gjitha format demokratike duke perfshire ketu edhe greven e urise si mjeti i fundit demokratik per te zgjidhur kerkesat tona nuk na ngeli gje tjeter por ti drejtohemi votuesve tane per protesta popullore per ta larguar kete qeveri te korruptuar.
Demonstrata e 21 janarit deshmoi se ky pushtet eshte i vendosur te mbroje me cdo kusht kedo qe bashkepunon duke vjedhur se bashku pasurine e shqiptareve dhe per kete edhe te vret.
Por cfare ndodhi realisht ate dite te trishtueshme Sapo Berisha u informua per tejmbushje te bulevardit vuri ne veprim policine e paafte te ketij shteti te kalbur per te provokuar demonstruesit duke krijuar nje gjendje kaosi per te irrituar turmat per kunderpergjigje plani ishte i pergatitur mire por nuk u eci. Por gjithsesi dora e zeze e fshehur ne kullen e barit qelloi per vdekje tre martire te pafajshem ne bulevard e me duar ne xhepa. Nxitoi kjo qeveri ne planin B te saj duke uleritur se u vetevrane nga demonstruesit por fale medias e cila ka vleresimin maksimal te gjithe shoqerise e nxori te verteten dhe ky plan u deshtoi. Por djallezia nuk ka fund duke nxjerre planin C e duke akuzuar per grusht shteti opoziten Prokurorine SHISH-in. Sa poshte ka rene kjo qeveri me keto deklarata qesharake duke akuzuar opoziten se me mjete te sofistikuara si cadra e shkopinjte e banderolave do te merrte pushtetin me dhune Vertet e beson ky njeri kete qe thote Mire vete po si mendon se e besojne te tjeret Marrezia nuk ka fund. Pasi vrau tre demonstrues mendoi te bente edhe nje proteste kunder dhunes. fare do tu thote shqiptareve e partnereve tane kur te vertetohet se kush i vrau demonstruesit e pafajshem A do te jape doreheqjen Me kujtohen fjalet e Namik Hotit dhe mendoj se jemi larg demokracise dhe Europes ku deshirojme te shkojme. Ky njeri sot ka vetem nje rruge te largohet duke mos krijuar trazira me ne Shqiperi se boll kemi vuajtur nga kjo politike familjare e kusaresh te pangopur.
Deputet i PS

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›