Populli eshte ne mes
NgaELSA BALLAURI
Shume gjera behen ne emer te popullit. Ne emrin e popullit politikanet tane fitojne dhe humbin zgjedhjet ne emrin e popullit ata pasurohen qe te jene te afte te perballojne zgjedhje te reja dhe ti korruptojne ato. Ne gojen e popullit vihen deshirat e politikaneve qe i ulerijne njeri-tjetrit dhe botes per tu degjuar ndersa populli mbetet memec.
Ne Shqiperi populli eshte ai mbi koken e te cilit behen betimet me te shenjta packa se ai nuk e ka dhene viston per kete.
Ka nje perdorim te frikshem dhe te tepruar te asaj qe njerezit duan dhe kerkojne. Demonstratat shpesh ngrihen si lojera
udhetaresh prej plumbi. Maxhoranca nga njera ane dhe opozita nga ana tjeter lajmerojne tubime qe duket shume hapur se jane rezultat i nevojes se tyre politike shpesh te momentit i zemerimit apo i frymezimit te papritur te tyre dhe jo per nevojen e ngutshme apo jetike te popullit.
Kjo e drejte veteperfaqesimi ne emer te mijera njerezve u lejon lidereve ti rregullojne axhendat e protestave sipas amplitudes se gjendjes se tyre shpirterore.
E nderkohe populli pret. Populli si ajo konia e urte pret ta therrasin ta perfillin ta ngrene ne kembe ta paguajne ti japin shprese se si nje militant i vendosur do te gjeje pune ose nuk do te rrezikohet te flaket ne rruge. Populli pret te degjoje fjale te mira nga lideri te enderroje qe te rregulloje femijet ne pune ose nese do te kete me shume fat te kape ndonje dogane ose zyre taksash ku te marre ryshfete te mira.
Populli pret ta therrasin ne mitingje i japin ca pare xhepi kjo nuk eshte keq nepunesit e zyrave e kane obligim te jene gjithmone gati dhe te firmosin por te pakten pas kesaj flene te qete nuk kane ankthin e pushimit nga puna.
Protesta e nje jave me pare shkaktoi trazira jo sepse kete e donte populli por se kete e donte udheheqja. Populli impresionohet uleret e humbet toruan ndjen dhimbje per padrejtesine qe i behet por populli nuk eshte pergatitur ta beje protesten ashtu si ai e ndjen. Populli deri me sot nuk ka pasur dhe nuk ka kohe te kuptoje ato qe behen ne emer te tij pjesa e trishtueshme eshte se ai ndjen shume me teper se sa ndjen udheheqja por kompleksi i inferioritetit karshi liderit mungesa e tradites se grumbullimit dhe organizimit mungesa e ndergjegjes dhe tradites qytetare mungesa e modeleve te verteta politike qe mund ti hapin perspektiva te qarta dhe jo-korruptive te gjitha keto e bejne ate ta paafte per te vepruar.
Dhe keshtu kjo mase e madhe njerezish qe duhej te ishin ndryshe te pakten pas kaq shume vjetesh demokraci katandiset te mbetet ne duart e atyre qe drejtojne politiken te plagoset e te vritet.
Opozita ka shume kohe qe flet dhe luan me termin populli opozitar. Kjo eshte nje nga fyerjet e tjera qe iu behet qytetareve te cilet duhet te ndahen sipas strategjise se politikaneve ne opozitare dhe jo opozitare. Kjo ndarje demton logjiken qytetare demton ndergjegjesimin qytetar demton aktivitetin qytetar.
Organizimi i mitingjeve dhe protestave eshte nje menyre e shfaqjes se demokracise por vetem kur ne kete shfaqje transmetohen kerkesat dhe nevojat e atyre qe marrin pjese. Perndryshe menyra e sforcuar e shume protestave te sforcuara kthehet ne kenaqesi te lidereve dhe fatkeqesi te njerezve.
Protestat hapen dhe mbyllen me nje fershellime te drejtuesve politike. Pas bisedes me Arvizun Berisha fershelleu dhe e mbylli protesten e PD-se ndersa Rama fershelleu dhe e hapi protesten e PS-se.
Ndikimi politik mbi mitingjet ku populli kthehet ne turme dhe turme ne kaos eshte nje nga veprimet me te gabuara qe ben politika shqiptare. Ajo ndikon qe njerezit te vazhdojne te mbeten te pafuqishem dhe joperfshires ne shoqeri ajo ndikon qe qytetaret qe mos ta ndiejne veten te zotet e qytetit dhe vendit te tyre por te presin urdhrat e udheheqesit-perendi dhe ti jene mirenjohes atij. Vazhdimi i kesaj psikologjie te rajase e cila u strukturua ne menyre perfekte ne kohen e diktatures komuniste eshte nje nga demet e medha qe i shkaktohet shoqerise shqiptare ne demokraci. Ajo nuk lejon organizimin e natyrshem te shoqerise krijimin e klasave shoqerore dhe krijimin e elitave mungesen e te cilave Shqiperia do ta vuaje edhe per shume kohe.