Dorezimi i Prokurores se Pergjithshme
NgaENO BOZDO
Thuajse e druajtur me sy te ulur pertoke dhe me mungese besimi ne vetvete keshtu u shfaq kryeprokurorja ne konferencen e saj te shtypit. Ne prezence te ambasadorit amerikan znj. Rama shpalli kerkesen e saj per ndihme edhe me te specializuar drejtuar SHBA-se kerkese kjo qe sipas ambasadorit Arvizu ka marre tashme nje pergjigje pozitive. Ne te vertete kjo ishte kerkesa e pare e kryeministrit Berisha te premten ne darke dt 21 janar
Ajo qe te godiste me shume ne kete konference shtypi pervec pamjes dhe komunikimit verbal
dhe jo-verbal te kryeprokurores ishte fakti i dorezimit te plote te kompetencave per te hetuar ngjarjen- sic u shpreh znj. Rama - tek hetuesit amerikane. Ne kete kuptim konferenca me shume ngjante me nje ceremoni te dorezimit te autoritetit sesa me nje komunikim normal me shtypin
Znj. Rama argumentoi se kerkesa per ndihme vinte nga ekspertiza e manget nga ana e eksperteve shqiptare. Nje mendje sapo pak e kujdesshme kupton menjehere qe ketu nuk eshte fjala per mungese kompetence. Ekspertet tane kane plotesisht formimin dhe njohurite e duhura per te kryer nje ekspertize profesionale kriminalistike si dhe per te konkluduar ne rezultate te besueshme. Por problemi qendron tjeterkund zyra e Prokurorit te Pergjithshem humbi kredibilitetin e saj mu ne vigjilje te hetimit me te rendesishem te karrieres personale te kryeprokurores Rama.
Kete kredibilitet e humbi perpara dhe pas konferences se shtypit. E humbi me zellin e tepruar motivet ngelin per tu pare per te izoluar te gjithe komandantet e Gardes se Republikes te cilet ne te gjitha rastet edhe sikur kishin qelluar perseri e kishin bere kete ne kushtet e te qenit ne krye te detyres dhe nen trysnine e mesymjes se armatosur te pucisteve duke ruajtur sipas ligjit nje territor dhe nje institucion. Kjo eshte puna e tyre dhe kjo ishte detyra e jetes se tyre. Vetem tri ore ekspertize fillestare nuk mund te mjaftonin per te percaktuar se fajtoret ishin ushtaret apo oficeret e Gardes se Republikes. Tani na del qe ju kerkoni ekspertize profesionale kriminalistike nga SHBA per te analizuar ngjarjen sepse sipas jush kjo ekspertize i mungon Prokurorise se Pergjithshme. Pra kjo do te thote se edhe urdher-ndalimet i keni firmosur me nje ekspertize te manget Logjikisht pergjegjesia eshte e gjitha e juaja
Nderkaq juriste dhe eksperte ligjore te pavarur akademike dhe profesioniste argumentuan gabimin e Prokurorise ne leshimin e urdher-ndalimeve. Referenca e tyre ligjore ishin nenet 253 dhe 254 te Kodit te Procedurave Penale. Une nuk jam jurist dhe as profesionist nuk mund te shprehem dot se kush ka te drejte ne kete debat juridik por di qe ju znj. Rama duhet te merrnit te gjithe kohen e duhur ne ate konference shtypi dhe te shpjegonit hollesisht madje edhe teknikisht po te qe nevoja arsyen tuaj te mosmarrjes ne konsiderate te neneve te siperpermendura. Ne te vertete pergjigjja juaj ishte shmangese dhe kjo gje nuk duhet te ndodhte.
Si perfundim nuk kishte se si nje veprim i tille te mos shkaktonte reagim te forte ne kushtet kur opozita shqiptare edhe pse nen trysnine e thirrjeve te njepasnjeshme te nderkombetareve refuzon te heqe dore nga tubimet. Dhe kur ka nje tubim opozitar Garda e Republikes duhet te jete atje per te mbrojtur institucionet
Kredibiliteti humbi edhe gjate konferences se shtypit kur kryeprokurorja me siguri e painformuar sepse nuk mund te mendoj se nuk tha te verteten - do te ishte shume e rende kjo deklaroi se nuk kishte asnje kallezim nga Policia e Shtetit per sa i perket implikimit te krereve te larte opozitare ne kete perpjekje te armatosur. Nuk vonoi shume dhe Policia e Shtetit pergenjeshtroi thenien e kryeprokurores. Policia konfirmoi dergimin zyrtar te padise si dhe materialeve prove filmike te marre nga mediat ne tri javet e fundit qe i paraprine kesaj ngjarjeje tronditese.
Ne kete menyre e administroi Prokuroria hetimin me te rendesishem te ketyre 20 viteve te fundit. Por me sa duket znj. Rama nuk mendon keshtu perderisa ajo qe ndodhi konsiderohet si ngjarje ne bulevard dhe jo si sulm i armatosur kunder Kryeministrise Shikoni dhe vrojtoni gjuhen e kryeprokurores nje ngjarje znj. Rama mund te jete cdo incident cdo perplasje makinash cdo sherr per motive te dobeta qe ndodh ne bulevard i cili per hir te se vertetes eshte rreth 2 kilometra i gjate. Ajo qe ndodhi diten e premte ishte sulm i organizuar kunder institucionit te Kryeministrise Kjo eshte ajo qe pane te gjithe shqiptaret madhe e gjithe bota mbare. E kuptoj faktin qe ju nuk mund te permendni fjalen puc per sa kohe hetimet nuk kane mbaruar - kjo do te ishte mungese profesionalizmi por nga ana tjeter as ngjarje nuk mund te thoni sepse per 5 ore rresht kryeministri i vendit se bashku me stafin e tij dhe punonjesit e Kryeministrise u rrethuan u goditen me gure me shishe Molotov me makine te mbushur me tritol e ndoshta edhe me arme. Kjo nuk eshte pra nje ngjarje por nje sulm i qarte i armatosur dhe i planifikuar kunder Kryeministrise institucionit kryesor te vendit.
Sidoqofte ju dje dorezuat de facto hetimin tek partneret tane jo sepse nuk keni ekspertizen e duhur profesionale por sepse e dini qe jeni e paragjykuar me te drejte ne te gjitha veprimet dhe ne te gjitha levizjet tuaja. Ju u paragjykuat jo sepse dikush e planifikonte nje gje te tille. Perkundrazi funksionaliteti normal i institucionit qe ju drejtoni do ti jepte frymemarrje situates se tensionuar politike. Por ju u paragjykuat si pasoje e veprimeve te njeanshme qe ndermoret me shpejtesi shigjete dhe me zell per tu lavderuar. Si rrjedhim ju nuk mund te ndermerrnit me kete hetim pavaresisht se ai eshte shume i rendesishem dhe se teknikisht ju i keni te gjitha mundesite per te arritur ne perfundime.
Ne keto kushte do te ishte me e udhes me e ndershme dhe me njerezore qe ju te jepnit doreheqjen sepse jeni tashme e paragjykuar dhe se nuk keni me kompetence morale jo profesionale per te vazhduar kete detyre. Ndoshta do te ishte me mire keshtu dhe ndoshta edhe ju do te ndiheshit me e lehtesuar