Liverpul "KO" ne shtëpi

Me emrat me te mire ne fushe si Xherard, Torres e Kajt, Liverpul pësoi një humbje befasuese ne shtëpi ne javën e 20-te te Premier League dhe tashme e shikon veten vetëm 3 pike larg zonës se ftohte te rënies nga kategoria. Ne Anfild Roud te kuqte u munden 0-1 nga Uollverhemton i vendit te fundit i cili deri tani kishte arritur 7 humbje dhe një barazim ne fushat kundërshtare. Te zotet e shtëpisë ne një mbrëmje te erret nuk u futen për asnjë moment ne lojën e tyre ndërsa goli i vetëm i takimit u shënua ne minutën e 56 nga Ward. Gjithmonë dhe me ne rrezik pankina e Roi Hoxhson ndërsa mediet britanike aludojnë për një rikthim te Rafa Benitez. Vetëvrasje për Arsenal i cili nuk e mbyll vitin ne krye me pike te barabarta me City dhe United pas barazimit ne Vigan me rezultatin 2-2. Te zotet e shtëpisë arritën te kalojnë shpejt ne avantazh pas një penalltie te Uatson ne minutën e 18. Por topçinjtë përmbysen rezultatin qe ne pjesën e pare fale dy golave te Andrei Arshavin dhe danezit Bender. Tre piket u duken te sigurta për skuadrën e Venger kur vendasit ngelen me një lojtar me pak pas daljes me te kuqe ne minutën e 78 te Zogbia. Por tre minuta me vone ne një goditje nga këndi pas daljes se gabuar te Fabianskit, Skilaci nen presion shënoi autogol ne portën e tij. Ne takimin tjetër Çelsi rikthehet te fitorja pas 6 takimesh duke mundur Bolton 1-0 ndërsa Florent Maluda ishte njeriu qe shpëtoi pankinen e Karlo Ancelotit. Tre pike te arta për blutë ne një sfide ku me e rëndësishme ishte fitorja se sa loja përballë tifozëve te tyre ne Stamford Brixh.
Shpërndaje