Taksat, Rama mbledh kryebashkiaket e PS
Kryetaret e bashkive socialiste ne te gjithe Shqiperine, kritikuan dje njezeri iniciativat e fundit te qeverise mbi taksat vendore, duke paralajmeruar njekohesisht se do te pershkallezohet qendrimi, per te garantuar te drejtat qe i njeh Kushtetuta. Ky eshte paralajmerimi, i cili erdhi pas takimi te zhvilluar midis kryebashkiakeve socialiste dhe kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, ne ambientet e selise roze. Pas takimit, qe zgjati rreth dy ore, kryetari i bashkise se Vlores, Shpetim Gjika, ne emer te kryebashkiakeve te tjere socialiste, u shpreh se iniciativat e qeverise shqiptare, bien ndesh me politiken e autonomise vendore. "I bejme thirrje qeverise, qe te mos kujtoje se ne do te kthehemi ne nje ndermarrje komunale, por do te vazhdojme te pershkallezojme qendrimet tona, per te garantuar ato qe na njeh Kushtetuta e Republikes se Shqiperise", apeloi Gjika. Duke vijuar me tej, ai tha se do te pershkallezojne qendrimin, per te garantuar te gjithe zgjedhesit e tyre, per sherbime cilesore dhe investime te qendrueshme, te cilat vijne duke perforcuar autonomine vendore, duke garantuar taksat dhe tarifat vendore. Te cilat, sipas tij, jane kompetence ekskluzive e keshillave bashkiak dhe jo kompetence e qeverise, duke mos anashkaluar pushtetin vendor, pavaresisht perfaqesimit politik, qe nuk eshte sipas deshires se tij. Kryebashkiaku i Vlores, paralajmeroi midis te tjerash se do te shtrijne qendrimin e tyre ne bashki dhe komuna te tjera, pavaresisht perfaqesimit te tyre politik dhe do ta bejne te njohur kete ne institucionet nderkombetare. Fillimisht nga ato qe perfaqesohen ne Shqiperi, por edhe jashte vendit. "Gjej vendin qe ne emer edhe te kolegeve te mi, t'i bej thirrje kryeministrit te Shqiperise qe te hap rruge, t'i lejoje qytetaret shqiptare qe pavaresisht, si dhe per ke kane votuar, te sherbehen me cilesisht dhe t'ju njihet e drejta, per t'u qeverisur dhe per te investuar te ardhurat", drejtoi thirrjen Shpetim Gjika. Ai tha se, vendimi per pershkallezimin e qendrimit do te merret, pasi te jene konsultuar edhe me te zgjedhurit e tjere, pasi dje u mblodhen vetem nje pjese e te zgjedhurve vendore. "Ne do te marrim kontakt edhe me perfaqesues te tjere, te cfaredolloj force politike, ku sigurisht ka nje shoqate te kryetareve te bashkise, te ciles i bej thirrje te mos flene gjume, por te pershkallezojne veprimet, duke u bere aktive ne qendrimin qe duam te mbajme ne, me qellim qe te garantojme jo vetem Kushtetuten, por vecanerisht Karten e Autonomise Lokale", perfundoi thirrjen kryebashkiaku socialist, Shpetim Gjika.