E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat i dyfishtë në Bagdad

Dy autobomba shpërthyen sot në kryeqytetin irakian, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 26 personave dhe plagosjen e mbi 42 të tjerëve.

Mes viktimave të atentatit ka shumë gra dhe punonjës të policisë rrugore.

Atentati i dyfishtë ndodhi rreth orës 11:30 në Yarmouk, lagje në perëndim të kryeqytetit, theksoi një burim zyrtar.

Dy autobombat ishin vendosur në vend-parkime afër zyrave të administratës, ku shumë persona ndodheshin në radhë për të aplikuar dhe për të marrë kartat e identiteti apo pasaportat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›