E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkel në ofensivë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi se ka ardhur koha për konsolidimin e financave publike dhe jo për programe mbështetëse anti-krizë.

Ky prononcim i kancelares gjermane bie në kundërshtim me deklaratën e Presidentit amerikan, Barack Obama, i cili nxiti krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të G20 të përshpejtojnë reformën e sistemit financiar.

Përmes një letre të hapur drejtuar krerëve të shteteve dhe qeverive të G 20-ës, Obama deklaronte se "Kapaciteti ynë për të pasur rritje ekonomike pa harxhime të tepërta që kanë vënë në vështirësi ekonomitë tona para dy vjetëve, kërkon shtimin e përpjekjeve tona për përsosjen e reformave të përshtatshme për sistemin financiar".

Nga ana tjetër, Angela Merkel deklaroi se në samitin e G20-ës që do mbahet pas një jave në Toronto të Kanadasë "do të diskutohet lidhur me kohën e kapërcimit të fazës së programeve të përbashkëta për kalimin në fazën e konsolidimit afatgjatë të buxheteve, sipas pjesëmarrësve evropianë dhe veçanërisht sipas Gjermanisë, jashtëzakonisht e nevojshme dhe urgjente".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›