Bota po shënon Ditën e Refugjatëve

Bota po shënon sot Ditën Botërore të Refugjatëve, ditë kjo që ka për qëllim të tërheqë vëmendjen për gjendjen e miliona njerëzve, që janë detyruar të braktisin shtëpitë, për shkak të konflikteve apo keqtrajtimeve të ndryshme.
Kombet e Bashkuara thonë se aktualisht janë rreth 15 milionë burra, gra dhe fëmijë, që mund të konsiderohen refugjatë dhe që nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre.
Sivjet, tema zyrtare për shënimin e kësaj dite është “Shtëpia”, që sipas Kombeve të Bashkuara, ka për qëllim të theksojë nevojën e të gjithë refugjatëve për të pasur një vend, të cilin mund ta quajnë shtëpi – pa marrë parasysh nëse kthehen në vendin e origjinës apo vendosen në një vend tjetër.
Komisionari i Lartë për Refugjatë i OKB-së, Antonio Guterres, po shënon këtë ditë në Siri, ku strehohen mbi një milion refugjatë – shumica nga Iraku.
Pikërisht në Ditën e Refugjatëve, Zyra e statistikave, Eurostat, publikoi shifrat e proceseve të azilit në Bashkimin Evropian.
Sipas të dhënave, vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë marrë vitin e kaluar 317.500 vendime për çështje azili, ndër të cilat ka njohur si refugjatë 78.800 vetë.
Kjo shifër është për 3 mijë persona më e madhe se një vit më parë.
Vitin e kaluar u shtruan 261 mijë kërkesa për azil në BE.
Numri i kërkesave për azil është duke u rritur që nga viti 2006. Në atë kohë bëheshin vetëm 191 mijë kërkesa për azil në vit. Në fillim të viteve nëntëdhjetë, gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe luftërave në Ballkan, numri i kërkesave për azil në BE arriti në 680 mijë.
Në vitin 2009, pjesa më e madhe e azilkërkuesve kanë ardhur nga Afganistani, Rusia, Somalia dhe Iraku.
Numri i migrantëve nga Iraku është në rënie të vazhdueshme, ndërkohë që ai i atyre nga Afganistani është në rritje.
Grupi më i madh i refugjatëve të pranuar ka qenë vitin e kaluar nga Somalia (13.425), i ndjekur nga Iraku (13.130) dhe Afganistani (7.100)
Numrin më të madh të azilantëve e ka njohur në vitin 2009 Britania (12.500), e ndjekur nga Gjermania, (12.500) dhe Franca (10.000).
Franca ka pasur numrin më të madh të kërkesave për azil. Vendet nga vijnë azilkërkuesit dhe kuotat janë të ndryshme nga vendi në vend.
Kështu për shembull, Britania ka pasur një numër të madh azilkërkuesish nga Zimbabve, një ish-koloni britanike.
Sa i përket statistikave, numrin më të madh të njohjeve të azilit e kanë pasur rusët në Poloni.
2.500 rusëve iu njoh e drejta e azilit. Ata përbëjnë 95 për qind të azilkërkuesve.
Shumë është ulur numri i kërkesave për azil në Itali dhe Greqi.
Të dy vendet përpiqen që t`i kapin refugjatët që në det dhe t`i kthejnë në vendet nga vijnë.
Italia i dërgon refugjatët në Libi, vend me të cilin ka lidhur marrëveshjen përkatëse. Organizatat e të drejtave të njeriut dhe Kombet e Bashkuara kritikojnë Greqinë për procese azili me mangësi.
Bashkimi Evropian do të unifikojë deri në fund të këtij viti politikën e azilit dhe proceset e azilit. Migrimi ilegal, duhet të pengohet, thonë Ministrat e Brendshëm.
Por migrimi legal, thotë Komisioni i BE-së, duhet të shtohet për të balancuar zvogëlimin e popullsive evropiane.
Nëse nuk ndodh kjo, atëherë ekziston rreziku i një kolapsi të sistemeve ekonomike dhe sociale, sidomos në vendet e reja anëtare të BE-së si dhe në Gjermani.
Sipas vlerësimeve, aktualisht në BE jetojnë tre milionë migrantë ilegalë. Spanja, Franca, Portugalia dhe Italia, i kanë dhënë viteve të fundit statusin legal qindra-mijëra migrantëve ilegalë.