Ministri francez: Gedafi po përgatitet të largohet
Koloneli Muamar Gedafi po përgatitet të largohet, ka konfirmuar dje ministri i Jashtëm francez, duke cituar emisarët e diktatorit libian e duke dhënë kështu treguesin më të madh deri më sot se lideri i mundur po përgatitet të tërhiqet nga pushteti. Ndërsa Alain Jupe mohoi se po mbahen negociata të drejtpërdrejta me regjimin e Gedafit, ai konfirmoi se zyrtarë libianë ishin në komunikim të vazhdueshëm me emisarët e tij dhe mesazhi i tyre ishte i qartë. Çdokush i përfshirë në luftën civile në Libi e ka marrë mesazhin nga emisarët. Regjimi libian ka dërguar mesazhe në Turqi, Nju-Jork, Paris. Emisarët thonë: Gedafi po përgatitet të largohet, tha ai për radion France Info.