E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet vëllai i Presidentit afgan, Karzai

Ahmed Uali Karzai, vëllai i fuqishëm i Presidentit afgan, Hamid Karzai, u vra dje në shtëpinë e tij nga një prej rojave të sigurisë, në Kandahar, duke rritur shqetësimin në qytetin e trazuar, i cili shihet si çelësi i luftës në Afganistan. Presidenti e konfirmoi vdekjen e vëllait të tij në një konferencë për shtyp në Kabul, e cila ishte njoftuar më parë për të shënuar vizitën e Presidentit francez, Nikolas Sarkozi. Ahmed Uali Karzai u vra nga truproja e tij në shtëpinë e vet në Kandahar, tha koloneli Mohamad Mohsen. Talibanët deklaruan përgjegjësinë e kësaj vrasjeje, duke e cilësuar atë një nga operacionet e tyre më të mëdha dhe më të suksesshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›