E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentat mafioz në Durrës, egzekutohet me armë zjarri 30 vjeçari

Durrës- Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri pas një atetntati mafioz  në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës rreth orës 18:15 në një rrugë dytësore të frekuentuar nga turistët, ndërkohë mësohet se viktima është Ervis Dede, 30 vjeç, nga Kavaja.

Nga raportimet e para të policisë mësohet se viktima është qëlluar brenda makinës së tij tipBMV me targa AA 481 CT. Bëhet me dije se personat që e kanë vrarë i kanë zënë atij pritë, pasi makina është qëlluar me më shumë se 10 plumba.

Pas kryerjes së krimit autorët sipas policisë, janë larguar në drejtim të kodrës së Arapajt. Më pas ata kanë djegur automjetin me të cilin udhëtonin në një prej tuneleve të ish- repartit ushtarak i cili ndodhet në këtë kodër, rreth 2.5 km larg zonës së krimit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po hetohet për kapjen e autorëve dhe zbulimin e shkaqeve të ngjarjes, ndërsa nuk dihet se sa është numri i personave që kanë qëlluar të riun.

Kjo është vrasja e dytë brenda javës që ndodh në këtë zonë, pasi në datën 31 Maj u vra me armë zjarri një person në momentin që po dilte nga apartamenti.

Vijon…

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›