Dy fëmijë humbin jetën, u mbytën në një kanal
PRISHTINË- Dy fëmijë shqiptarë të Kosovës, të moshës 5 dhe 7 vjeç, humbën jetën pasi kanë rënë në kanalin e hidrosistemit Ibër-Lepenc, në rrethana ende të panjohura, dje pasdite në fshatin Stanovc i Epërm i komunës së Vushtrrisë.
Në raportin e sotëm 24 orësh të Policisë së Kosovës njoftohet edhe se në qytetin e Ferizajt, mbrëmë, një femër shqiptare kosovare ka raportuar se ka vërejtur disa mjete shpërthyese. Në vend-ngjarje ka shkuar njësiti i EOD-së dhe në mënyrë të sigurt janë konfiskuar tre radiolidhje, TNT 200 gramë, tre bomba dore, disa pjesë të pushkëve automatike, disa mjete për pastrimin e armëve dhe 185 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Po ashtu, sipas Policisë, gjatë 24 orëve të fundit në trafik kanë ndodhur 9 aksidente me të lënduar dhe 55 pa të lënduar, ndërsa për kundërvajtje janë vendosur 815 gjoba.
Për shkaqe të ndryshme, janë arrestuar 14 persona e janë ndaluar 14 të tjerë.
(d.b/BalkanWeb)