Sinoptikë, luhatje temperaturash në vend, priten shira lokale
TIRANË- Në kushtet kur vendi është nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, mjekët apelojnë që të tregohet kujdes nga ndikimi i tyre në organizëm.
Dita e sotme do të karakterizohet nga temperatura që nuk do t’i kalojnë vlerat e 32 gradëve, ndërkohë që pritet të ketë dhe reshje shiu lokale. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat ditën e sotme parashikohet të arrijnë në vlerat maksimale deri në 32 gradë dhe vlera më e ulët 15 gradë celcius.
Moti parashikohet të jetë me re dhe diell, ndërsa parashikohen shira lokalë në Kukës. Ditën e nesërme temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime të ndjeshme, me një luhatje në ngritje prej 2 gradësh. Vendi do të ndikohet nga masa ajrore me origjinë mesdhetare të paqëndrueshme. Edhe ditën e nesërme moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim gjatë mesditës, ndërsa do të shoqërohet me reshje lokale të përqendruara kryesisht në juglindje dhe verilindje.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje me shpejtësi deri në 7 metra për sekondë. Valëzimi do të jetë i forcës 3, me lartësi vale deri në 1.0 metër.
Temperaturat ditën e nesërme do të jenë në vendet malore 12/28, në vendet e ulëta, 18/35 dhe në bregdet, 19/33.
Në këto kushte, mjekët apelojnë për më tepër kujdes dhe shmangur daljet në diell, sidomos në orët e pikut, ndërsa kujdes i veçantë duhet të tregohet sidomos të moshuarit dhe fëmijët, por dhe të sëmurët kronikë.
(ata/BalkanWeb)