Atentat me silenciator ne Kombinat plagoset Akulli, dyshohet hakmarrje
TIRANE - I ka shpetuar mrekullisht nje atentati me silenciator, ne oret e vona te dites se marte. Aleksander Akulli eshte derguar ne spital vetem me nje plage, te marre nga nje plumb i qelluar nga pistoleta, nderkohe qe tre te tjere nuk e kane kapur. Personi i cili ka qelluar mbi te eshte i paidentifikuar, pasi dhe i plagosuri nuk e kishte pare nga erresira, si dhe atentatori kishte qene me maske, gje qe ka bere qe ai te mos njihej. Lajmi eshte bere i ditur nje dite me pare nga burime te uniformave blu, te cilat kane shkuar ne vendin e ngjarjes. Njoftimi i policise eshte bere nga spitali, ku i plagosuri ishte derguar qe te mjekohej. Akulli, sipas te dhenave, eshte i dyshuar per nje ngjarje te vjeter dhe mendohet se plumbat ndaj tij kane qene per hakmarrje. Ne spital, uniformat blu kane marre ne pyetje te plagosurin, i cili ka shpjeguar ngjarjen. As nuk kishte pare e as nuk kane degjuar ndonje gje te dyshimte, kur papritur kembesori qe kishte pas, ka nxjerre nje arme dhe ka qelluar kater here ne drejtim te tij. Por fati i mire qe vetem nje plumb e ka prekur, duke e plagosur, nderkohe qe tre te tjeret nuk e kane kapur. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnates se te martes, ne zonen e Kombinatit ne kryeqytet, kur Akulli eshte qelluar me arme zjarri nga persona te paidentifikuar. Per pasoje, Akulli ka marre nje plage ne trup dhe eshte transportuar me urgjence per ne spital. Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes, por nuk ka gjetur asnje gezhoje. Policia eshte duke punuar qe te identifikoje autorin e kesaj ngjarjeje, por deri ne oret e vona te djeshme nuk eshte ndaluar njeri. A. Cena
Dyshimet e eksperteve te sektorit te krimit kunder jetes jane per nje atentat me silenciator ndaj te riut dhe me pas autori te jete larguar me makine, duke mos lene asnje shenje te tij, pasi ka marre me vete dhe kater gezhojat e plumbave qe ka qelluar nga pistoleta e tij. Hetimet jane shtrire ne disa pista.
Dyshimet e eksperteve te sektorit te krimit kunder jetes jane per nje atentat me silenciator ndaj te riut dhe me pas autori te jete larguar me makine, duke mos lene asnje shenje te tij, pasi ka marre me vete dhe kater gezhojat e plumbave qe ka qelluar nga pistoleta e tij. Hetimet jane shtrire ne disa pista.