E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj "ploteson" kerkesen e Spahiut

Tirane - Ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, ka propozuar shkarkim nga detyra te tre gjyqtareve qe liruan Delijorgjin nga akuza, kerkese kjo e kerkuar edhe nga zevendeskryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu. Aliebaj ka shpjeguar se kerkesa e bere prej tij, ne mbledhjen e KLD-se, eshte e drejte, per kete vete Spahiu duhet te vendose ne mbledhjen e komisionit te vleresimit te mandateve. Perplasjet midis dy institucioneve per tre gjyqtaret qe liruan Delijorgjin, ka perfunduar me deklarimin e bere publik nga ana e zevendeskryetarit Kreshnik Spahiu per marrjen e masave ndeshkimore ndaj tyre. Ministri i Drejtesise i ka propozuar dje edhe shkarkimin nga detyra te tre gjyqtareve te Gjykates se Apelit Ushtarak, Shaqir Gradica, Naum Pejo dhe Ylli Minka. Propozimi per shkarkimin e tyre nga detyra ka ardhur menjehere pas perfundimit te afatit kohor te lene prej tij per pretendimet qe ata duhet te jepnin ne lidhje me relacionin qe Alibeaj u kishte derguar per te gjitha shkeljet qe kishin kryer gjate procesit gjyqesor ne ngarkim te pandehurit Mihal Delijorgji. Nga ana tjeter, ministri ka argumentuar se veprimi i KLD-se per mos verifikimin e mandatit te Spahiut ka qene jo ligjor, kjo duke marre parasysh edhe faktin qe vete Presidenti i Republikes e ka futur ate ne rendin e dites. "KLD me nje veprim aspak ligjor, aspak te mbeshtetur ne traditen e Keshillit te Larte te Drejtesise votoi kunder kesaj kerkese per ngritjen e komisionit te verifikimit", ka sqaruar Alibeaj. Nga ana tjeter ai ka ftuar vete Spahiun qe t'i pranoje procesin e verifikimit te mandatit te tij. "Ftoj z. Spahiu qe eshte ne nderin e tij, eshte ne dinjitetin e tij, eshte ne seriozitetin e funksionit qe ai mban, te pranoj kete proces verifikimi, t'i bindet ketij procesi verifikimi, te jete i hapur per kete proces verifikimi, te kontribuoje per te treguar, qe faktet une i kam atribuuar ne lidhje me nje protagonizem te tejskajshem politik, te shnderrimit te KLD-se ne nje organ jo politik duke mos permbushur detyren e tij, te behet kontribues, te pranoje verifikimin, verifikim qe do te behet nga anetar te Keshillit te Larte te Drejtesise", ka shpjeguar Alibeaj. Por, jo vetem kaq. Ai ka bere te ditur dje se veprimtaria e Spahiut nuk eshte thjesht dhe vetem tejkalim i kompetencave te veta ligjore dhe nderhyrje ne marredheniet institucionale dhe politike mes qeverise dhe KLD-se dhe midis ministrise, por nje proces i tille verifikimi do te nxjerr ne pah fakte dhe informacione te tjera shtese qe rendojne mbi te.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›